LIVE UPDATES
Politike

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Dosja.al ka risjell dhe njëherë akuzat që janë ngritur ndaj McGonigal nga dy prokurori të ndryshme, të New Yorkut dhe Columbias.

13 Qershor 2025, 11:34 Nga Izmir Akulli
Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Charles McGonigal dhe Edi Rama

TIRANË- Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të disa provave të reja që janë zbuluar së fundmi. Dhe për këto arsye, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur çështjen ndaj McGonigal. Por jo vetëm në SHBA, pasi çështja e McGonigal merr një rëndësi të madhe dhe në vendin tonë, për shkak se në dosjen ndaj tij, përmendet kryeministri Edi Rama.

Cila është akuza tjetër që rëndon ndaj McGonigal?

Sipas medias amerikane 'The Federalist', mbi Charles McGonigal tashmë rëndon dhe akuza e spiunazhit. provat e reja kanë dalë në momentin që McGonigal është punësuar në vitin 2018 si Zëvendëspresident i Lartë për Sigurinë Globale nga Brookfield (kompani menaxhimi asetesh me vlerë trilion dollarë). McGonigal punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtues ekzekutiv në vitin 2020 dhe u bë kryetar në vitin 2022. Dyshimet e para për McGonigal kanë qenë, kur ai është mbajtit për tu marrë në pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë në Brookfield.

Cilat janë aktakuzat e tjera të McGonigal?

Dosja.al ka risjell dhe njëherë akuzat që janë ngritur ndaj McGonigal nga dy prokurori të ndryshme, të New Yorkut dhe Columbias. 

Në aktakuzën e New York-ut, McGonigal akuzohet për shkeljen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. McGonigal akuzohet edhe për pastrim parash përmes një kompanie amerikane, që e përdori për të marrë pagesa nga Banka e Rusisë, për shërbime të ofruara ndaj oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.

Aktakuza e dytë, e bërë publike në Washington D.C., akuzon McGonigal se gjatë kohës kur shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së, mori $225,000 fshehurazi nga një person, të cilin më pas e përdori si dëshmitar në hetimin e nisur prej tij, pa informuar FBI-në për marrëdhënien që kishte me këtë person. Hetimi lidhej me një shtetas amerikan, të kontraktuar për të lobuar në SHBA në emër të një “politikani shqiptar të një partie tjetër” nga ajo e Kryeministrit të Shqipërisë.

 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Dosja hetimore

Ku përmendet kryeministri Rama në aktakuzën e McGonigal? 

Sipas dokumenteve të dosjes McGonigal, Rama dhe Shqipëria përmenden vetëm në njërën prej dy aktakuzave të ngritura ndaj Mcgonigal. Në aktakuzën e dytë të prokurorisë së Columbias, kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në 16 faqet të aktakuzës. Rama nuk është i vetmi politikan apo biznesmen shqiptar që përmendet në të, por është personi që identifikohet me lehtë mnga të gjithë. Kjo pasi, personat e tjerë që përfshihen në dosje janë me referencat "politikani kosovar", "shtetasit të huaj" apo "Personi A" dhe "Personi B"

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Dosja hetimore

Gjithsej nga prokuroria e Columbias janë 9 akuza ndaj McGonigal që thuhet se ai ka fshehur informacion nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në lidhje me takimet apo marrëdhënien me disa persona. Ndër personat që McGonigal fshehu takimet, janë Kryeministri Rama dhe të paktën dy persona të tjerë me shtetësi shqiptare (në aktakuzë njihen si: Personi A dhe Personi B).

Kush janë Personi A dhe Personi B në dosje?

Personi A = Agron Nezaj

Sipas aktakuzës amerikane, Personi A (Agron Nezaj) është një shtetas shqiptar, me pasaportë amerikane, që jeton dhe ka një biznes në New Jersey (Spectrum Risk Solutions, Inc dhe A&E International). Një dokument i Gjykatës së SHBA-së drejtuar FBI-së, ku kërkon mbledhjen e më shumë informacioneve nga dëshmitarët e çështjes, konfirmon se 'Personi A' është Agron Nezaj.

Personi B = Dorian Duçka

Dorian Duçka është shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjitik kinez. Vepronte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit Edi Rama, me llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare. Identiteti i Personit B si Dorian Duçka, është zbuluar përmes dokumentit të Gjykatës së SHBA-së. Në aktakuzën amerikane theksohet se Dorian Duçka dhe Agron Nezaj ishin miq dhe bashkëpunëtor në biznes me njëri-tjetrin.

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Dosja hetimore

Takimet e McGonigal me Edi Ramën?

Gjithsej në aktakuzë, thuhet se Charles McGonigal është takuar me Ramën 4 herë brenda një viti. Sipas drejtësisë amerikane, Rama dhe McGonigal janë takuar katër herë në vitet 2017-2018, dy herë në Shqipëri dhe dy herë të tjera në SHBA. Por për këto takime, McGonigal në formularin e FBI-së, ka raportuar gënjeshta mbi takimet ose nuk i ka raportuar fare ato. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Fshehja e takimeve me Ramen

Shkaku për nisjen e hetimit ndaj dosjes Nick Muzin?

Dosja Nick Muzin që njihet gjerësisht në Shqipëri ka të bëj me kontratën e lobimit që lidhi Partia Demokratike në vitin 2017 pak para zgjedhjeve të atij viti. Kontrata kapte vlerën totale prej 675 mijë USD. Për këtë kontratë, McGonigal hapi një hetim duke përdorur FBI-në, por ajo që nuk kishte deklaruar sipas dokumenteve të dosjes hetimore, janë informacionet që kishte marrë për këtë kontrate lobimi. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Kontrata e lobimit e PD

Informacioni McGonigal i kishte ardhur nga Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në dosje thuhet se McGonigal i fshehu FBI-së faktin se katër ditë para se të niste hetimit, ai kishte qenë në Shqipëri ku kishte takuar Duçkën dhe kryeministrin Rama. McGonigal i ka marrë informacionet mbi lobistin e kontraktuar nga Partia Demokratike Shqiptare nga Agron Neza, i cili është bërë informator për këtë hetim. 

Çfarë thotë Rama për këtë dosje?

Vetë kryeministri Edi Rama në 2 Mars të vitit 2023 ka komentuar për herë të parë këtë dosje, gjatë fjalës në Kuvend. Rama teksa ka cituar disa nga takimet që ka patur me McGonigal apo përmendjet e emrit të tij në dosjen amerikane, ka deklaruar se nuk ka asgjë kompomentuese në këtë dosje. Sipas Ramës takimet e tij me McGonigal janë normale dhe se nuk ka asnjë krim apo kompromentim për këtë. 

"Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është ? Ish-shefi i kundër-inteligjencë në Neë York më ka thënë të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse, por ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt? Dhuratat simbolike shkëmbehen rëndom kur bëhen vizita. Në rastin në fjalë drejtori më dhuroi një kapele e kam edhe sot në zyrë. Unë vetë lexoj aktakuzën dhe citoj të gjitha 14 herë ku sipas jush. E kam thënë kur e kam pyetur muaj më parë, ku është krimi apo komprometim për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër-inteligjencës së FBI-së. Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor m McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, thuhet. E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet," tha Rama.

Çfarë kërkon Opozita nga dosja Mcgonigal?

Opozita në atë kohë ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e "McGonigal". Kërkesa e firmosur nga 45 deputetë u dorëzua në Kuvend nga deputetët Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi, por nuk mori asnjë përgjigje pozitive dhe as që u mor për bazë. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
Kerkesa per Komision hetimor

Në këtë komision hetimor, u paralajmërua të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal, por kjo nuk ndodhi kurrë. Dhe që të mos ngrihej ky komision është siguruar vetë kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal./Dosja.al

edi rama charles mcgonigal


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj