LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi në "ngërç"/ Analiza: A ka qeveria në detyrë e Kosovës legjitimitet për dialog me Serbinë?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kontestoi legjitimitetin e kryenegociatorit aktual, Besnik Bislimi, për t’u angazhuar në bisedime me Serbinë, pas takimit që ai zhvilloi të martën me homologun serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

13 Qershor 2025, 10:57 Nga M.B
Kuvendi në "ngërç"/ Analiza: A ka qeveria në
Foto ilustruese

KOSOVA- Pas rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, më 10 qershor, në nivel të kryenegociatorëve, emisari evropian, Peter Sorensen, paralajmëroi përgatitjet për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të procesit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Por, vazhdimi i dialogut me palën serbe nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit po kundërshtohet në Kosovë, ku Kuvendi ende nuk e ka përmbyllur procesin e konstituimit, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kontestoi legjitimitetin e kryenegociatorit aktual, Besnik Bislimi, për t’u angazhuar në bisedime me Serbinë, pas takimit që ai zhvilloi të martën me homologun serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE). Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) konsiderojnë se Qeveria në detyrë nuk ka mandat legal dhe as legjitim për të vazhduar dialogun me Serbinë.

“Mandati kushtetues [4-vjeçar] i kësaj Qeverie ka përfunduar më 22 mars dhe, prej asaj kohe, ajo ushtron vetëm funksione kujdestare, të kufizuara në menaxhimin e përditshëm të punëve publike”, thotë Naim Jakaj nga kjo organizatë, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

Sipas tij, Qeveria në detyrë nuk ka as mbështetjen politike të Kuvendit, e as mandatin për të ndërmarrë veprime që krijojnë pasoja të qëndrueshme për shtetin, përfshirë këtu edhe marrëveshje ndërkombëtare të natyrës politike apo juridike.

“Dialogu me Serbinë është një proces që kërkon vendimmarrje politike të nivelit të lartë dhe përgjegjësi të plotë institucionale – gjë që një qeveri në detyrë nuk mund ta përmbushë, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë”, thekson Jakaj.

LDK-ja, përmes një komunikate, tha se çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë në dialogun me Serbinë “nuk do të prodhojë obligime për Kosovën”.

Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë për REL-in se, në kontekstin e dialogut me Serbinë, as Bislimi dhe as kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, “nuk kanë mandat të vendosin për asgjë, deri në votimin e qeverisë së re”. Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkuarja e Bislimit në takimin trepalësh me Sorensenin dhe Petkoviqin ishte “udhëtim i kotë”.

“Ai takim ka qenë ndoshta njëfarë arsyetimi për të tri palët që kanë marrë pjesë aty, se kinse po bëjmë diçka. Por, prej atyre takimeve, nuk besoj që do të ketë çfarëdo rezultati të fundit”, u shpreh kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, para gazetarëve.

Megjithatë, asnjëra nga partitë nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si dhe ku do ta kontestonin ligjërisht çfarëdo pajtimi eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çfarëdo qoftë, në fazën e tanishme. Zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë, Bislimi, nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it që të komentojë pretendimet e PDK-së dhe LDK-së para dërgimit të këtij newsletter-i në adresat e abonuesve, të enjten, por vetë Bislimi, më vonë, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur akuzave të LDK-së.

"Nuk ka marrëveshje apo obligime të reja që rrjedhin nga Brukseli. Ato veçse janë ekzistuese dhe duhet të zbatohen. Në këtë fazë nuk po negociohet në Bruksel një marrëveshje e re. E kemi Marrëveshjen Bazike që më shumë se dy vite, por ajo duhet zbatuar", ka shkruar ai.

"Mandati si zëvendëskryeministër në detyrë është mandat legjitim, demokratik, kushtetues dhe ligjor, për të udhëhequr sipas kompetencave shtyllat e integrimit evropian, zhvillimit dhe dialogut", ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, BE-ja nuk i është përgjigjur interesimit të REL-it se a përbën situata aktuale politike në Kosovë, më konkretisht fakti që qeveria është në detyrë, një sfidë për vazhdimin e procesit të dialogut. Por, Jakaj nga IKD-ja thekson se BE-ja, si lehtësuese e dialogut, ndjek një qasje pragmatike për të ruajtur vazhdimësinë e procesit dhe për të shmangur mungesën diplomatike.

“Edhe pse është e vetëdijshme për statusin e kufizuar të Qeverisë së Kosovës, BE-ja ndoshta synon që me takime të nivelit të ulët ose teknik të ruajë një formë të dialogut, pa marrë vendime apo arritur marrëveshje përfundimtare”, thotë Jakaj.

Emisari evropian për dialogun, Sorensen, ka kërkuar edhe një takim me kryenegociatorët në korrik, ndërsa ka paralajmëruar takim të nivelit të lartë – pa saktësuar se kur mund të ndodhë ai. Jakaj konsideron se në kushtet aktuale, “nuk është as e arsyeshme dhe as e përgjegjshme të planifikohet një takim i nivelit të lartë politik që do të çonte në marrëveshje të reja”.

“Një proces i tillë do të ishte i paqëndrueshëm dhe do të mund të provokonte krizë kushtetuese apo delegjitimim të brendshëm të dialogut”, thotë Jakaj.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore. Në këtë kontekst, Jakaj thekson se as kryenegociatori Bislimi, dhe as Qeveria në detyrë, ligjërisht nuk mund të pajtohen apo të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje në këtë fazë, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. Çdo marrëveshje e nënshkruar nga një qeveri në detyrë, thotë ai, mund të trajtohet si juridikisht e pavlefshme, “pasi është arritur pa bazë të plotë kushtetuese dhe jashtë mandatit politik”./ REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë