LIVE UPDATES
Politike

"Poja mund t’i jepte edhe 20 mln euro Dumanit për të mos e arrestuar!" Pagat e gjyqtarëve, Berisha: Bamir Topi në themel të shkatërrimit të sistemit

Ai tha se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës.

12 Qershor 2025, 13:29 Nga M.B
"Poja mund t’i jepte edhe 20 mln euro Dumanit për të mos e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se një ndër emrat që sipas tij qëndrojnë në themel të shkatërrimit të këtij sistemi të drejtësisë është edhe ish-presidenti Bamir Topi. Berisha e bëri këtë deklaratë teka kundërshtoi idenë për rritjen e pagave për gjyqtarët. Një tjetër emër që akuzoi Berisha ishte dhe Kreshnik Spahiu.

Ai tha se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës.

Kryedemokrati tha se praktikën për atë që konsideron si "shkatërrim sistemi"  këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Meidani.  Berisha tha se Meidani kreu detyrën e kryetarit të KLGJ që ishte në atë kohë dhe kjo praktikë u instalua me këta Topi dhe Spahiu. 

"Unë jam i bindur se këtë e kombinoi me Edi Ramën. Por të garantoj që Poja, Altin Troplinit mund t’i jepte edhe 20 milionë euro pa asnjë dhimbje koke. Pra, ato rroga, ka mes tyre njerëz të ndershëm, nuk i mohoj fare, por si vepron korporata e krimit, e shndërruar në një korporatë, e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush, kjo është.
Por prapë do kohë", tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, e kam theksuar dhe e theksoj se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Ju jeni gazetarë dhe takoheni çdo ditë me njerëz, në qoftë se gjeni një qytetar të vetëm që po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe të rrëzojmë këto. Por sot u garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në tërë historinë e këtij shteti. Ka qenë një periudhë kur, nuk e mohoj, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Po!

Dhe t’u them të vërtetën, në qoftë se ka një themel të shkatërrimit të atij sistemi, qëndrojnë para së gjithash këta dy vetë. Ua them me keqardhjen më të madhe sepse këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Meidani. Jo. Rexhep Meidani kreu detyrën e kryetarit të KLGJ që ishte në atë kohë. Kjo praktikë u instalua me këta dy persona dhe ju mund të bëni një hetim se çcfarë do u thonë gjykatës dhe prokurorë. Natyrisht unë kërkova që ta publikonin, se erdhën dhe më pyetën mua. Menjëherë ta publikojmë, u thashë. Por ata nuk e publikuan sepse të dy këta, ky çakalli që ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ-së në atë kohë, kërkuan që raporti të mos bëhej publik.

Por sot u garantoj që shifrat, krahasuar me atë kohë, janë dy apo trefishuar. Sot, sidomos me shumat e pamasa, kolosale që disponojnë kartelet e drogës, pa kufi, mos u çudisni që për gjykime të caktuara jepen edhe dhjetëra milionë euro, nuk po them shifra se i kam, por sa të sakta janë, nuk e di. Pra, kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një shkallë të tillë të tmerrshme korrupsioni siç ka sot. Po më thuaj ti mua pak, sa i tha Poja, Altin Troplinit për të mos e arrestuar? Altin Troplini faktikisht amnistoi njeriun më të rrezikshëm për drogën në Europë sepse karteli i tij është karteli më i fuqishëm, është i vetmi kartel me port në dispozicioon. Unë jam i bindur se këtë e kombinoi me Edi Ramën. Por të garantoj që Poja, Altin Troplinit mund t’i jepte edhe 20 milionë euro pa asnjë dhimbje koke. Pra, ato rroga, ka mes tyre njerëz të ndershëm, nuk i mohoj fare, por si vepron korporata e krimit, e shndërruar në një korporatë, e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush, kjo është.
Por prapë do kohë.

Këto fraza që dëgjuat ju për drejtësinë janë hapat e parë. Ne do të vazhdojmë. Sot përsëri ka avoketër të drejtësisë politike. Ka. Sot, ata të cilët të korruptuar apo jo të korruptuar, nuk e di, u bënë avoketër kryesorë të kësaj korporate. Bëjnë gjithçka që ta mbrojnë, por diellin me shoshë nuk e mbulojnë. Ne do bëjmë gjithçka që vendi të ketë sistemin e drejtësisë dhe i garantoj kurrë me rrogat më të larta në rajon, por me rroga në proporcion me vendin. Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini. Më thuaj pak, ku është Poja? Kur erdhi për Çopjen, shkoi gjersa t’i merrte telefonin Prodës, se i tha se ti i ke njoftuar. Që Proda është një Matrix, kjo nuk ka diskutim. Por problemi është se nuk e kishte njoftuar Proda atë, ishte njoftuar nga ndërtesa e Skapit. Kështu që nuk është zgjidhje ajo. Jo!

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj