LIVE UPDATES
Politike

Rinumërimi/ Berisha: Qëllimi i parë i PD është ky, ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve

Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë të gjithë.

12 Qershor 2025, 13:07 Nga DOSJA
Rinumërimi/ Berisha: Qëllimi i parë i PD është ky, ne
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në kongerencë me gazetarët u ndal te farsa zgjedhore e 11 majit dhe kërkesat për rinumërim të kutive të votimit. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se qëllimi i parë i PD është ky, që nuk pranojnë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë të gjithë.

"Tani, ajo që zhvillohet në KQZ duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët se qëllimi i parë, numër një i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është ky: nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Prandaj dhe në qoftë se e keni ndjekur, ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kemi dokumente të pafundme. Ky është qëndrimi i parë i yni. Dy, transparenca jo vetëm që është parim i pakundërshtueshëm, është e drejtë e pakundërshtueshme e çdo individi. Në këtë kuadër, PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë, meqenëse ligji nuk i përligj ata dhe duhet mbështetja e partisë në këtë proces, secili që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi.

Edhe njëherë, nuk ka paragjykim. Pra, duhet t’i dallojmë këto dy gjëra. Partia nuk njeh legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, prandaj po kërkon për çdo qark. Tani Osman, e marr vesh unë atë punë. Mendoj se as unë, as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, atyre ne u themi, u mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre. Jo. Nuk vjen nga kjo. Por vjen sepse PD respekton plotësisht të drejtën e transparencës si të drejtë të patjetërsushme të individit. Tani, meqë jemi këtu, Edi Rama në vitin 2009, pasi nuk paraqiti dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë në asnjërën nga instancat e sistemit të shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet, asnjë, asnjë, pasi kaloi çdo afat, tre ose katër muaj më vonë doli me kërkesën hap kutitë.

Hap kutitë që të marrësh vizat. Hap kutitë që të bësh këtë. Kutitë nuk ishin në dorën time. Dhe unë i them, shko në prokurori, paraqit faktet se një prokuror i vetëm kishte tagër me hapë të gjithë kutitë. Vetë tani Edi Rama, tre ditë pas zgjedhjeve, kur Blerina tha m’i mori Olta votat, në fakt m’i mori Rama, se po tha Olta, e ke tek familja Rama se ata janë të shkrirë në aksione me njëri-tjetrin, pra tha m’i mori. Dy herë nuk e tha dot, u tërhoq, partia nuk gabon, tha Blerina. Ata nuk mund ta bëja unë kurrë. Do transparencë, unë edhe në parti, ka plot njerëz që thonë nuk është numëruar mirë, jo më është bërë hile, urdhëro dhe numëroji. Tani ka edhe kamera, mos përto.
Pra, ka dy qëndrime të kundërta plotësisht.

Njëri respekton parimet bazë, tjetri shqelmon parimet bazë dhe vepron mbi parimët e narkoshtetit. Po ke parë ti?
Ajo që është interesante është se raporti, lexojeni, në proporcion shumë të madh, i kushtohet medieve. Nuk kanë ata kurrë asnjë përveç respektit për mediat dhe fjalën e lirë, nuk nisen dot nga ideja të demonizojnë mediat, në asnjë mënyrë. Përkundrazi, vetëm se si t’i mbrojnë. Dhe kur lexon këtë raport, lexon fytyrën e vërtetë të diktaturës. Ke parë ti, Edi Rama nuk lejon transparencës. Intelektualët e llumit i dalin zot. Avoketërit e krimit i dalin zot në media, në vend se ... transparenca është e domosdoshme. Ndaj dhe ka një shqetësim shumë të thellë. Për ta mbyllur me dy fjalë këtë raport, ky raport shpreh shqetësimin gjer në thellësinë më të madhe për gjendjen në Shqipëri dhe u garantoj se ky është vetëm fillimi. Prapë, është mbushur dhe stërmbushur kupa. Le të bëjë ç’të dojë, Edi Rama nga ky realitet që ka krijuar, nuk del kurrë më," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj