LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Raporti i Parlamentit Europian damkos Edi Ramën, Miss Metamorfozën dhe Altin Troplinin për farsën elektorale

Duke folur në konferencë për shtyp Berisha u shpreh se Raporti i Parlamentit Europian damkos kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin dhe Altin Troplinin për farsën elektorale.  Sipas tij këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura. 

12 Qershor 2025, 12:34 Nga E. D

 

Berisha: Raporti i Parlamentit Europian damkos Edi Ramën, Miss
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropalit në lidhje me akuzat e saj, se lideri i opozitës nxiu Shqipërinë në Parlamentin Europian, duke e quajtur narkoshtet dhe grabitës të votës së shqiptarëve. Duke folur në konferencë për shtyp Berisha u shpreh se Raporti i Parlamentit Europian damkos kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin dhe Altin Troplinin për farsën elektorale.  Sipas tij këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura. 

"Edi Rama nxori dje Miss Metamorfozën apo Pëllumbesha Spirogjokën për një mashtrim publik para shqiptarëve, për të kryer një akt mashtrimi publik para qytetarëve shqiptarë. Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë. Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter. Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.

Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë. Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta. Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare.
Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fusha ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.

Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka. Por do shkojmë pak më tutje.
Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës. Në një kohë krejt tjetër... Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin.

Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta. Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti.
Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate. Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën. Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet