Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se kështu raporti paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se raporti i Parlamentit Europian thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
Berisha tha se indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Ai shtoi se kështu raporti paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Sipas tij, ky raport thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pa asnjë diskutim. E penalizon thellësisht dhe ata e thonë. Mirëpret ambicien thotë, mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Por thotë, rikujton se, vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave, të cilat zgjasin sa është e nevojshme, për të implementuar reformat e nevojshme. Thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit të anëtarësimit, përfshirë dimensionin e tij parlamentar.
Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit të balancave. Por kush ta lexojë? Ajo që e nxjerr Don Kishotin nga Janjari. Ku mund ta lexojë ajo këtë. I bën thirrje Shqipërisë, thotë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit. Nuk ka sundim ligji. Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të presë lidhjet, Edi Rama, Taulant Balla, Ervin Hoxha, Belinda Balluku. Edhe kjo Spirogjoka, se kot nuk e quajta Spirogjoka unë jo. Të sigurojë mbrojtjen e të drejtave thelbësore dhe të bëjë përparime në fushatën e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit, pluralizmit.
Indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Pra shkon çështja tek pluralizmi, që nuk duhet të ekzistonte kurrë, dhe pavarësisë së mediave. Paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Kush të ja lexojë asaj. E kuptoni vetë ju, sa e papërgjegjshme është. Thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë. Pa vonesë. Thekson rolin themelor dhe të pazëvendësueshëm të parlamentit për ruajtjen e kontrolleve dhe të balancave. I bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike. E kuptoni apo jo? Përgjegjshmëri demokratike, dmth këtu për demokraci nuk pyet njeri. Çdo rresht që lexohet në këtë raport, bën autopsinë e narkoshtetit.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër kërkesës së Unionit t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në kongerencë me gazetarët u ndal te farsa zgjedhore...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku kome...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ritheksuar denoncimin e tij se Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE/ ODIHR për rapo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Brukseli është i shqetësuar për ndërhyrje...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spi...
TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka vendosur pushimin e kërkesës së kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti për rinum...
Makina DURRËS- Një rast i rrezikshëm është filmuar mëngjesin e sotshëm në rrugën e plazhit në Plepa,...
Edi Rama dhe Lulzim Basha TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreu...