10 Qershor 2025, 10:16
Nga r.ll
celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka ndarë detaje mbi procesin e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Fierit dhe Tiranës.
Celibashi është shprehur se procesi do të nisë të hënën ose të martën e javës së ardhshme. Ai theksoi se është dashur kohë për t'u përgatitur, për shkak të angazhimit të madh që kërkon ky proces.
Rinumërimi i votave do të zhvillohet tek Pallati i Sportit "Fahrie Hoti", sepse te Parku Olimpik është planifikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit.
“Është dashur kohë për t’u përgatitur pasi ky proces kërkon një angazhim të madh, si në aspektin logjistik ashtu edhe njerëzor. Në një kohë rekord ia kemi dalë ta kemi gati infrastrukturën dhe kapacitete njerëzore për ta nisur këtë proces të hënën ose të martën e javës që vjen.
Do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Nuk mund të zhvillohet te Parku Olimpik për shkak të rrethanave objektive aty është parashikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit dhe kemi qenë të detyruar të shikojmë një opsion tjetër. 99.9% procesi do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti.
Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit. Kompetencë e plotë e KAS, do jetë KAS që do të vendosë mbi çdo elementë të këtij procesi, përfshirë edhe vlerësime mbi fletë të caktuara votimi.", tha Celibashi.
ilirjan celibashi
Aktualitet
10 Qershor 2025, 10:02
M.B
Foto ilustruese
BRITANI- Media britanike "The Telegraph" shkruan se kontrabandistët shqiptarë po reklamojnë rrugën për e...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 09:50
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Rreth 50 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në portin e Vlorës.
Sipas informacioneve par...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 09:30
M.B
Foto ilustruese
KSAMIL- 41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Policia bën me dije ...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 09:26
M.B
Bujar Bukoshi
KOSOVA- Një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 07:25
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Ditën e sotme rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të m...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bërë me kohë sipas kuadrit ligjor të turizmit ...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të a...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 07:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kth...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:57
N.F
Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje het...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:41
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar ...