31 Janar 2025, 08:10
Nga N.F
Kuvend
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancës në Kuvend u miratuan ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Më tej bëhet me dije se bonusi do tu shpërndahet pensionistëve në muajin shkurt.
Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026. Kuvendi votoi pro letërnjoftimit digjital, duke vijuar kështu politikat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të strategjisë së digjitalizimit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës së tij prezantoi risitë e letërnjoftimit digjital. Ai tha se ai do të ketë një rol kyç në luftën ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj mashtrimeve kibernetike.
“Ai synon të krijojë një sistem të integruar të identitetit digjital, i cili do të jetë i sigurt, i besueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë shtetasit shqiptarë. Përveç lehtësimit të shërbimeve administrative, letërnjoftimi digjital do të luajë një rol kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet. Duke përdorur teknologji të avancuar, garantojmë një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtje të të dhënave personale, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe transparencë," tha ministri.
Është miratuar edhe ndryshimi ligjor i kërkuar nga deputeti Blendi Klosi, i cili parashikon lehtësimin nga taksat për brandet në fushën e turizmit për një periudhë 10-vjeçare. Ky ndryshim ligjor parashikon që afatet e tij të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2026.
Kuvendi miratoi edhe marrëveshjen me Bankën Europiane për Zhvillim për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. Gjithashtu, u miratua edhe aderimi i Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar (UPU). Kjo nismë afron Shqipërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e shërbimit postar. Po ashtu u hap drita jeshile edhe për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.
kuvend bonusi i pensioneve porto romano
Politike
31 Janar 2025, 08:08
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese ...
Politike
30 Janar 2025, 21:57
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit...
Politike
30 Janar 2025, 21:58
Dosja
Bajram Begaj
TIRANË - Në Shqipëri, Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesës pë...
Politike
30 Janar 2025, 21:45
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vint...
Politike
30 Janar 2025, 21:35
B.Z
Artan Hoxha
TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar mbrëmjen e sotme ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, me zgjedhjet e ...
Politike
30 Janar 2025, 21:34
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur mbi mundësinë e tërheqjes s&e...
Politike
30 Janar 2025, 21:21
M.B
Albana Vokshi
STRASBURG- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të K&eum...
Politike
30 Janar 2025, 21:20
E. D
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ...
Politike
30 Janar 2025, 21:09
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë këtë të enjte një intervistë ...
Politike
30 Janar 2025, 21:12
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Disa deputetë britanikë kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. M&e...