LIVE UPDATES
Politike

“Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti!” Plas keq mes Tabakut dhe Malajt: Mos qeshni me varfërinë e shqiptarëve! Ministri: Nuk e di se çfarë profesioni keni ju, unë jam...

Në replikat e saj, Tabaku e akuzoi ministrin se nuk ka kuptuar strukturën e buxhetit dhe kostot e menaxhimit të mbetjeve, duke nënvizuar se fondet për inceneratorët vazhdojnë të rëndojnë mbi financat publike.

19 Nëntor 2025, 17:12 Nga M.L
“Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti!” Plas keq mes Tabakut dhe
Tabaku, Malaj

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është përplasur sot me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2026. Tabaku paralajmëroi ministrin se mund të ketë të njëjtin fat politik dhe ligjor si paraardhësi i tij, Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Në replikat e saj, Tabaku e akuzoi ministrin se nuk ka kuptuar strukturën e buxhetit dhe kostot e menaxhimit të mbetjeve, duke nënvizuar se fondet për inceneratorët vazhdojnë të rëndojnë mbi financat publike.

Ministri Malaj iu kundërpërgjigj duke argumentuar se fondet e parashikuara lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkitë e vendit, por kjo nuk u pranua nga deputetja demokrate, e cila e cilësoi shpjegimin si të gabuar dhe të papërputhshëm me realitetin financiar.

Tabaku e krahasoi Malajn me ish-ministrin Ahmetaj, duke theksuar se edhe ai dikur kishte mohuar përgjegjësitë, ndërsa sot përballet me drejtësinë. Demokratjja akuzoi qeverinë se po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto shumë të lartë, veçanërisht për projektin e inceneratorit të Tiranës, dhe se mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje tregon mungesë transparence dhe korrupsion.

Petrit Malaj: Në respekt edhe të qytetarëve shqiptarë, për sa i përket çështje së rritjes ekonomike, kjo jo e thënë nga qeveria shqiptar, por e thënë vetëm pak ditë më parë nga FMN-ja, që ekonomia e Shqipërisë po ka rritjen më të lartë në krahasim më të gjithë vendet e Evropës. Për sa i përket çështjes se inceneratorëvë, e nderuara deputetja Tabaku, besoj e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.

Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane. Se si arrini ju të lidhni inceneratorët me paratë që shkojnë për menaxhimin mbetjeve urbane, vetëm ti mund ta bësh këtë. Se çfarë lidhje ka Malësia e Madhe me inceneratorin, vetëm ju mund ta bëni. Sa i përket të ardhurave të shqiptarëve, në vitin 2013, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të paktën 30% në nivelin mesatar të të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor.

Sot që flasim, në 2025, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 20% të mesatares së të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. Janë shifra që nuk i thotë qeveria, por i publikon Banka Botërore, FMN-ja, raporte të cilat ju i referoheni herë pas herë, kështu që edhe këtë informacion do duhet ta pasuroni drejt siç thuhet në ato institucione ndërkombëtare.

Jorida TabakuSë pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti.

Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.

Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo.

Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion.

Petrit MalajE nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju.

Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj.

jorida tabaku petrit malaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj