Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Buxheti parashikon bonus mujor për pensionistët duke filluar nga janari, rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë dhe indeksim 2.5% të pagave në administratën publike. Investimet publike arrijnë në rreth 1.8 miliardë euro, të fokusuara te projektet infrastrukturore në vijim dhe nisja e disa të rejave.
TIRANA- Pas një seance maratonë që përfundoi pas mesnatës, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2026 me 81 vota pro dhe 16 kundër. Paketa financiare prej 8.8 miliardë eurosh u shqyrtua nen për nen dhe u votua së bashku me tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale.
Buxheti parashikon bonus mujor për pensionistët duke filluar nga janari, rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë dhe indeksim 2.5% të pagave në administratën publike. Investimet publike arrijnë në rreth 1.8 miliardë euro, të fokusuara te projektet infrastrukturore në vijim dhe nisja e disa të rejave.
Me 75 vota pro u aprovua edhe projektligji për Marrëveshjen Fiskale, ndërsa ndryshimi i kërkuar nga Erion Braçe për deklarimin e burimit të fondeve të kompanive u hoq gjatë shqyrtimit.
Projektligji për TVSH-në në bujqësi u miratua pa asnjë amendim, me 80 vota pro dhe 25 kundër. Kompensimi 10% mbetet vetëm për fermerët me NIPT, nga të cilët aktualisht përfitojnë rreth 11 mijë prej 111 mijë gjithsej.
Pa ndryshime kaloi edhe projektligji për procedurat tatimore, që ul kufirin e pagesave cash midis bizneseve në 100 mijë lekë dhe vendos tavan 500 mijë lekë për individët.
Ligji për taksat vendore mori 81 vota pro dhe parashikon përjashtimin e investimeve dhe ndërtimeve publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Ndryshimet në ligjin për faturimin u aprovuan me 81 vota pro, ndërsa me 84 vota pro u miratuan lehtësitë e reja në tatimin mbi të ardhurat, që favorizojnë sponsorizimet sportive dhe veprimtaritë e kërkimit dhe zhvillimit./ Dosja.al
Rama, Balluku TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim k...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANA- Në seancën plenare të djeshme, shumica qeverisëse miratoi një sërë projektligjesh...
Votimi TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 73 vota pro dhe 14 kundër projektligjin që parashikon fshirjen, shuarjen dhe ristruk...
Foto ilustruese TIRANA- Projektligji i dytë i paketës së Paqes, që parashikon fshirjen e detyrimeve më të vjetra se 10 vite d...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së t...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se marrëdhëniet e vendit ...
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj ka deklaruar se Edi Rama përdori Endri Shabanin, p&eum...
Endri Shabani TIRANË- Endri Shabani është zgjedhur sot Avokat i Popullit. Gjatë votimit në Kuvend, Shabani ka marrë votat e P...
Kuvendi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend mbrëmjen e sotme. Momenti që Rama ka hyrë në Kuvend, ka qen&eu...
Kuvendi TIRANË- Votimi për të zgjedhur Avokatin e Popullit ka nisur në seancën e sotme plenare. Në momentin që do t...