LIVE UPDATES
Politike

Kurti: Mospajtimet me SHBA-në, gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj

Duke folur më tej për mospajtimet eventuale me SHBA-në, Kurti ka thënë se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar që qëndrimi i tij karshi Serbisë ka qenë shumë rigoroz.

11 Dhjetor 2025, 23:05 Nga I.A
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në, gjithmonë lidhur me Serbinë dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

Kur Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga ne që t’i pranojmë refugjatët nga Afganistani menjëherë kemi thënë 'po', e kemi hequr taksën 10 për qind, po ashtu po i pranojmë edhe ata të cilët Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre, nëse nuk gaboj një ose dy prej tyre tani janë këtu, kemi pranuar t’i pranojmë 50”, ka thënë Kurti në një intervistë dhënë televizionit lokal në Kosovë, Kanal 10.

Duke folur më tej për mospajtimet eventuale me SHBA-në, Kurti ka thënë se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar që qëndrimi i tij karshi Serbisë ka qenë shumë rigoroz. “Por, unë nuk mund të pres nga SHBA-ja që ta ketë qëndrimin për Serbinë si e ka Kosova. SHBA-ja e ka njohur Serbinë, e ka njohur edhe Kosovën, janë miq e aleatë tanë. Madje janë aleati i pazëvendësueshëm dhe partneri kyç i yni, janë edhe miku ynë special”.

I pyetur nëse do të mund të shmangej pezullimi i dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, Kurti ka insistuar se marrëdhëniet mes dy palëve janë shumë të mira dhe janë të shtrira në tri dimensione: zhvillim, diplomaci dhe mbrojtje.

“Kurrë nuk kanë qenë, sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, marrëdhëniet më të mira sesa tani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi kulmin. Si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë”, ka deklaruar ai.

Në shtator të këtij viti, SHBA-ja ka bërë të ditur se ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë. Dialogu ishte planifikuar për t'i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet Kurtit janë parë si sfida për përparim. Disa analistë politikë patën komentuar atë kohë se pezullimi ishte paralajmërim se mbështetja ndërkombëtare për Kurtin dhe Qeverinë e tij po zbehet.

Gjatë viteve të fundit, Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët. Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. I pyetur për ngecjet në dialogun e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, Kurti ka thënë që kur s’ka dialog mes dy vendeve, jeta nuk pushon në Kosovë.

“Unë angazhohem aktivisht për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kur ka pauza në këtë proces, jo për fajin tim, atëherë unë merrem me normalizim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Ai nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq prej sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Kurti e kërkon dorëzimin e Millan Radoiçiqit nga autoritetet serbe, i cili e ka marrë përgjegjësinë për orkestrim të sulmit në Banjskë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj tij.

Radoiçiq ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – në kohën e kryerjes së sulmit dhe tani besohet se strehohet në Serbi.

Përveç kësaj, Kurti ka përsëritur në intervistën e 11 dhjetorit se kërkon edhe tërheqjen e një letre të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq përmes së cilës ajo pati shprehur rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt të vitit 2023. Disa zyrtarë të BE-së kanë thënë se Serbia e ka tërhequr letrën, por deklarata kundërthënëse në këtë drejtim ka pasur disa herë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet prej vitit 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Përparimi në këtë proces është kyç për aspiratat e dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj