11 Dhjetor 2025, 22:28
Nga I.A
Anila Hoxha
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se kandidatët e tjerë ishin të bindur se Klodian Braho do të zgjidhej kryetar i SPAK. E ftuar në emisionin 'Top Story', Hoxha u shpreh se u kuptua qartë që për amerikanët kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho.
"E para që ishte shumë e dukshme, ishte prezenca e shtuar e ndërkombëtarëve, krahasuar me zgjedhjen e dy prokurorëve të mëparshëm. Tregonin mbështetjen e fortë, ishin kryesisht dhe dukshëm vëzhgues të BE-së dhe Ambasadës Amerikane. Sot, përfaqësia ishte më tepër se kaq. Nuk ishin vetëm amerikanët, nuk ishte vetëm ambasadori i BE-së dhe ekspertë që asistojnë drejtësinë shqiptare, por mbërriti në fund ambasadori gjerman, anëtarë të ambasadës rumune, hungareze, franceze, britanike, holandeze. Britania, Amerika dhe BE ishin të parët që mbërritën, thuajse më herët se anëtarët. Kjo ishte e para që ishte e dukshme gjatë gjithë ditës.
U paralajmërua, KLP na njoftoi se kameramanët do të ishte e pamundur të qëndronin me gazetarët. Tre kandidatët e lexuan platformën e tyre, iu përgjigjën pyetjeve, ata ishin shumë të bindur se kush ishte zgjedhur ndërkohë. Një ditë më parë, në një takim të pazakontë, përtej orarit zyrtar, duke treguar këmbënguljen, nga hapja e garës në shtator, deri dje, që kanë folur me kode, dje ishte e drejtpërdrejtë. U kuptua qartë, nuk kishte nevojë të lexoje mes rreshtave, amerikanët tregonin se kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho. Madje, gjatë shpalosjes së platformave të tyre, secili prej tyre e la të kuptohej. I pari që u pyet ishte Adnan Xholi, i cili tha, kushdo të fitoj, do kishte mbështetjen e tij. Pyetjet ishin të njëjta dhe për kandidatët e tjerë”," tha Hoxha./Dosja.al
anila hoxha
Politike
11 Dhjetor 2025, 22:17
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi Partinë Demokratike në 35-vjetorin e themelimit. Me anë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 21:55
I.A
Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se gara e sotme pwr zgjedhjen e kreut tw ri tw SPAK Klodian Braho ka qenw fiktive. I ftuar n&...
Politike
11 Dhjetor 2025, 21:49
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. E ftuar në emision...
Politike
11 Dhjetor 2025, 21:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një rrëfim të 35 viteve karrierë në politikë. I ftuar ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 21:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për ngjarjet e viteve ’90, në veçanti për lëvizjet e para q...
Politike
11 Dhjetor 2025, 21:26
KOSOVË- Imri Demelezin është emëruar ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të...
Politike
11 Dhjetor 2025, 20:59
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së Taulant Balla është një nga kriminelët elektora...
Politike
11 Dhjetor 2025, 20:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se raportet dhe zgjedhjet e fundit dëshmojnë për nivelin e...
Politike
11 Dhjetor 2025, 20:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama pë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 20:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend renditi një sërë...