LIVE UPDATES
Politike

'Garë fiktive për drejtuesin e SPAK'/ Qyno: Figurës së Klodian Brahos iu dha pompozitet

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Qyno e konsideron këtë qasje si të papranueshme, për një institucion që duhet të jetë simbol i garës së drejtë dhe meritokracisë.

11 Dhjetor 2025, 21:55 Nga I.A
'Garë fiktive për drejtuesin e SPAK'/ Qyno: Figurës
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se gara e sotme pwr zgjedhjen e kreut tw ri tw SPAK Klodian Braho ka qenw fiktive. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Qyno e konsideron këtë qasje si të papranueshme, për një institucion që duhet të jetë simbol i garës së drejtë dhe meritokracisë.

Qyno theksoi se nisi rrugëtimin në prokuroritë e Beratit dhe më pas të Vlorës, ku emri i tij u bë i njohur me arrestimin e ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Ky arrestim ndodhi në kulmin e përplasjes së Gjikës me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit refuzonte të tërhiqej nga gara për një mandat të katërt në Vlorë. Ndonëse Gjika u shpall i pafajshëm më vonë, çështja i dha fund karrierës së tij politike.

Një tjetër dosje e bujshme në karrierën e tij është ajo e “Toyota Yaris”, ku Braho, së bashku me Altin Dumanin, arrestuan kolegun e tyre, Aurel Zarka, i cili në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Vlorës. Zarka raportohet të ketë qenë njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Brahos.

Më tej Qyno tregon për ironinë e dosjes “Llalla”, dhe refuzimin për arrestimin e Ahmetajt, ku pas këtyre çështjeve, Braho u promovua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke e hetuar këtë të fundit për pasurinë, një hetim që çoi në dënimin e ish-mentorit të tij me dy vite burg.

"Nëse do të kishim të drejtën dhe logjikën, por edhe moralin në mes, moralin njerëzor, lëre garën e lirë të zhvillohet dhe të fitojë kush është më i miri, mos i jep pompozitet një figure publike siç është Klodian Braho, një prokuror. Njëherë thirri amerikanët dhe i futi te zyra e tij, sa u bë ai numri 309 thua se çfarë ishte ajo zyra. Hajde një amerikan tjetër, fute prapë te zyra e tij, hajde një i Bashkimit Europian, sërish futet te zyra e tij. Vetëm e vetëm me e pompuar,  që ky të jetë profili dhe të krijosh atë perceptimin e publikut me qëllim, por që të bëhet një institucion, të paracaktojë garën e vet, kjo është e turpshme, sepse ti si institucion heton tendrat e institucioneve të tjera dhe i akuzon zyrtarët e administratës shtetërore për pabarazi në fonde publike dhe në tendera publikë dhe nga ana tjetër pikërisht një gjë publike tënden, e paracakton dhe e çon pikërisht atje ku do titullari apo ku duan interesat e tjera, qoftë politike apo qoftë edhe konjekturat e prokurorisë.

Klodian Braho ka një karrierë të gjatë në prokurori. E ka nisur si prokurori thjesht në prokurorinë e Beratit, më pas prokurori thjesht në prokurorinë e Vlorës. Në Vlorë spikati emri i tij sepse së bashku me kolegun e vet, të cilin ai e ka arrestuar dhe e dënoi, Aurel Zarkën, arrestuan ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës në atë kohë, Shpëtim Gjika. E arrestuan, procesi u bë këtu në Tiranë. Atëherë, Toyota Yaris ka qenë një dosje që është nisur nga Klodian Braho dhe Altin Dumani dhe ata kanë arrestuar pikërisht kolegun e vet, Aurel Zarkën, që e arrestuan në detyrë, sepse drejtonte prokurorinë e Vlorës në atë kohë dhe njëkohësisht shokun e ngushtë të Klodian Brahos. Dhe këtë nuk e them unë si gazetar që i njoh, po e thonë të gjithë kolegët e vet dhe të gjithë ata që e kanë një farë shoqërie qoftë me Aurel Zarkën, por qoftë edhe me Klodian Brahon.

Ajo që është më domethënëse është pjesa e Shpëtim Gjikës. Pavarësisht se Shpëtim Gjika, në kohën kur u godit nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Vlorës që drejtohej nga Klodian Braho, ishte në kulmin e përplasjes me Edi Ramën në atë kohë, sepse nuk pranonte që të jepte dorëheqjen nga kandidatura e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, sepse kishte marrë tre, tre fitore në Vlorë dhe do kandidonte për të katërtën, ndërkohë që u nis kjo çështje, që pavarësisht se ai mori pafajësinë, po nga ana tjetër e nxorën nga autostrada politike pikërisht Shpëtim Gjikën, sepse në atë kohë pati përplasjen me Edi Ramën.

Ndërkohë që pas saj, pas kësaj, vijmë tek pjesa kur Adriatik Llalla e promovoi pas kësaj dosje dhe e solli pikërisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke e emëruar pranë seksionit të krimit ekonomik. Aty bën disa çështje, faktikisht shkuan deri te Gjykata e Lartë dhe që ishte një situatë që duheshe të përshëndetur dhe në atë kohë dhe unë e përshëndes edhe sot, sepse sot SPAK me gjithë resurset e veta nuk ka arritur që jo vetëm Gjykatën e Lartë, por s'ka arritur që të shkojë as te korrupsioni i Gjykatës së Apelit apo në gjykata, siç mund të quajmë gjykata karriere të shkallës së parë, siç është Durrësi apo Tirana. Nuk ka guxuar të prekë as Tiranën, as Durrësin, as Apelin, as Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë që në atë kohë u prekën dhe erdhi koha që pikërisht njeriu që e promovoi Klodian Brahon, mbase mund të duket e rastësishme ose ironi të fatit, Adriatik Llalla ra sërish në dorën e Klodian Brahos dhe Braho bëri hetimin pasuror, bëri hetimin për fshehje të ardhurave, për fshehjen e pasurisë dhe në fund e dënoi me dy vite burg dhe pikërisht prej asaj çështje sot Adriatik Llalla ka marrë arratinë dhe ndodhet në Itali ku dhe, në mos gaboj, ka marrë azilin politik në Romë.

Por rrugëtimi në atë detyrë, në atë karrige, të sjellë një, një metamorfozë. Unë vetë nuk do ta kisha besuar personalisht që unë dhe familja ime do, do përndiqeshim nga Altin Dumani për një periudhë kaq të shkurtër? Në këtë shtëpi që unë po flas sot, kjo shtëpi është kontrolluar dy herë me firmën e Altin Dumanit? Dhe nuk e di pse, çfarë? Fakti që ulesh në atë karrige, sigurisht që do të bie barra të mëdha që dashur pa dashur nuk mund t'i zgjidhësh vetëm me vullnetin tënd dhe me qëndrimin tënd personal, por mund të ndikohesh edhe nga rryma të tjera dhe konjuktura të tjera, të cilat ti nuk mundesh që të dalësh.

Unë nuk besoj që të jemi në një fraksion drejtimi radikal. Nuk besoj që do të jemi në një fraksion drejtimi propagandistik dhe nuk besoj që do të jemi në një fraksion drejtimi të SPAK-ut nga një personazh ku të krijohet kulti i individit, i prokurorit. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që të ishte krijuar kulti i individit të një drejtuesi dhe të merrte të gjithë atributet, të merrte meritat, të merrte medaljet. Ju e mbani mend çfarë ndodhi. Kolegët tuaj i dhanë medaljen e parë," tha Qyno./Dosja.al

elton qyno

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet