Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ky ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve dhe të kontrollojë vullnetin e tyre.

TIRANË- Kreun i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se për të ndikuar dhe manipuluar votën, "narkoregjimi" organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia me 7 milionë euro. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ky ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve dhe të kontrollojë vullnetin e tyre.
Ai tha se u shkelmuan të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta dhe u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë gjoba dhe kamata. Berisha tha se u dhuruan për votë 760 mijë pensionistëve 100 euro secilit dhe u shpërndanë licenca për mbjellje kanabis, 28 mijë hektarë, kundër 200 hektarëve që parashikonte ligji.
"Për të ndikuar, manipuluar dhe mashruar votën e tyre, narkoregjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia me 7 milionë euro. Ishte një proces në të cilin pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës komuniste, Kristaq Rama, njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, pasardhësit tjetër direkt, Spiro Koleka, që kërkoi futjen e tankeve studentëve arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, apo i vuri ata në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre. Ishte një proces si kurrë ndonjëherë më parë. Falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, punëtorë, hajdutë, që tani janë dhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë. Ishte një proces në të cilin fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra e mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie.
Ishte një proces, në të cilin duke shkelmuar të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë gjoba dhe kamata. Ishte një proces në të cilin, u dhuruan për votë 760 mijë pensionistëve 100 euro secilit. Ishte një proces në të cilin, u shpërndanë licenca për mbjellje kanabis, 28 mijë hektarë, kundër 200 hektarëve që parashikonte ligji. Ishte një proces në të cilin, Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët dhe paratë e krimit sollën në parlament 28 deputetë. Pra, ishte një proces që dëshmonte qartë se ju qendroni në pushtet mbi krimin monstruoz elektoral. Ishte një proces në të cilin, Altin Troplini, Poja i Skapit në mbi 100 e sa padi amnistoi në total të gjitha.
Ishte pra një proces në të cilin, ju nxorrët fytyrën e vërtetë të armiqve të votës së lirë dhe të vullnetit të shqiptarëve.
Ishte një proces në të cilin ju përdorët banditizmin, dhe që ai tani fshihet pas Lubisë, në mëshirë të Lubisë... po, po...atje do shkojë! Ai, atje do të shkojë. Ai thirri në zyrë dhe kërcënoi në mënyrë më banditeske kryevëzhguesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të ndryshonte raportin. Ishte një proces në të cilin, ai që fshihet pas Lubisë, bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin. Ishte një proces ku vëzhguesit u testuan për heqje të akreditimit. Po ishte një proces, në të cilin ju, megjithëse ju bëtë gjithçka për ta maskuar, morët damkën përfundimtare si armiq të egër të votës së lirë." tha Berisha./Dosja.al
Gazment Bardhi SHBA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se këtë 35-vjetor do ta kurorëzojë PD-në si ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe George Soros e shpallën non-grata...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të PD-së ka kujtuar vitet e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshë...
Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se Endri Shabani është ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD është nga ato më të paktat parti t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite gjatë ceremonisë...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, mbajti fjalën e saj në nisjes të ceremo...