LIVE UPDATES
Politike

"SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të Ramës", Këlliçi: Do dokumentojmë masakrën elektorale

Këlliçi tha se tkurrja e mandateve të PD dhe opozitës nuk është një moment i lehtë për demokratët, duke shtuar se do të ketë një reflektim dhe analizë të thellë mbi gjithçka ndodhur, por që vëmendja do të jetë te masakra elektorale e 11 majit.

19 Maj 2025, 09:51 Nga r.ll
"SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të
belind kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur sot se opozita nuk do të mbyllë sytë përpara asaj që ai e cilëson si "masakër elektorale". 

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Këlliçi tha se tkurrja e mandateve të PD dhe opozitës nuk është një moment i lehtë për demokratët, duke shtuar se do të ketë një reflektim dhe analizë të thellë mbi gjithçka ndodhur, por që vëmendja do të jetë te masakra elektorale e 11 majit.

Ai tha se për fitoren e PS në këto zgjedhje, nuk ka reaguar SHBA, DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, apo edhe kancelari të tjera evropiane. 

"Ndihem si një njeri i vjedhur, vjedhjen e ka parë Shqipëria dhe bota, ndërkohë ndihesh i pafuqishëm për të folur me qytetarët që në këtë rrugëtim nuk vazhdohet. Jam hasur edhe me komente se përse nuk përdorni bandat e vjedhjen e votës. Duhet të biem dakord që këto eksperimente të kthehen në Shqipëri. S’mund ta kthejmë vendin në luftë bandash mes dy forcave politike. Kjo tezë, edhe për ata të mërziturit s’mund të qëndrojë, edhe PD ka fajet e veta, do kemi analizën tonë për të marrë masat si parti ku kemi vepruar mirë apo keq në fushatë. Jemi në një moment që të faktojmë atë që ndodhi.

Garanti i vjedhjeve është ai që ka imponuar këtë model, Edi Rama. Vjedh një mandat të 4, është rast studimor në librat politik. Ne s’do ta lëmë këtë betejë, s’është ky skenari. Ky skenar i Ramës dhe mediat e majta. Këto mediat e gjejnë fajin te opozita, Berisha e ka fajin, përveç Edi Ramës. Kemi për detyrë që themi e deklarojmë ne t’i faktojmë.

 S’është moment i lehtë për PD, është e paimagjinueshme ku e ka futur kjo qeveri, diplomatët e korruptuar dhe mediat e majta, s’është e lehtë kjo që po kalon PD. Të shkosh në fushatë me program, t’u flasësh njerëzve që i prekin ato dhe të shohësh njerëz anonimë janë personat më të votuar në Shqipëri. Kush e njeh Arkend Ballën e Sara Mila, janë garant të bandave kriminele që    i çojnë në parlament. Në Tiranë është bërë kasaphanë me administratën publike, policinë e shtetit. të gjithë këto që kanë ministri, janë më të votuar. Njërëz të dalë nga anonimati janë më të votuar.

Mungon një përshëndetje, nga SHBA, DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, dhe do të mungojë akoma. Kjo masakër ka ndodhur para gjithë botës, rezultatet e diasporës janë përtej çdo logjike. Ka kuti që janë hapur ku PS merr mbi 300 vota, PD 10, edhe Lukashenko do të ishte xheloz për Ramën.

Çmenduaria më e madhe është kjo, kanë ikur për shkak të Ramës dhe këto votojnë 95% Edi Ramën. Këto i përkasin vetëm komunizmin, e ne të mbyllim gojën?! Po informojmë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, faktet që disponojmë po i depozitojmë aty ku duhet. Votat e diasporës i kanë sjellë me trenin bullgar. Do të kërkojmë edhe rihapjen e kutive, eksperimentimin e  fletëve të votimit, zyrave elektorale të paligjshme që kemi gjetur.

Kjo është çështje e shqiptarëve e jona, dhe ne duhet ta zgjidhim. Raporti paraprak i OSBE-ODIHR e vë gishtin në plagë për këto që ne themi. Është e paimagjinueshme inxhinierimi i asaj që kanë bërë. Të fitosh 83 mandate, s’ka logjikë politike, s’ka një rast në botë. Opozita ka fjalën, denoncimin, zërin, mbrojtjen e votës ku ka mundur. Edhe mandatin e  fundit të Lezhës, donin ta rrëmbenin, donin të linin Kurbinin të papërfaqësuar. Jemi bërë gardh aty që të mos lëmë një zonë të tërë të papërfaqësuar. Kemi bërë gjithçka kemi pasur mundësi.

Procesi i thellë i reflektimit, që s’mund të vazhdojmë po njëlloj, pikat mbi i, rifreskimi i partisë, të gjitha duhen, dhe bëhen brenda PD, forumeve dhe janë çështje të PD. Sot vëmendja duhet të jetë te evidentimi i 11 majit. Për të dokumentuar deformimin e votës, gjithçka, e për t’u bërë të ditur OBE-ODIHR e ndërkombëtarëve, çfarë ka ndodhur në Shqipëri.", u shpreh Këlliçi. 

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj