8 Prill 2025, 07:32
Nga r.ll
kaja kallas
TIRANË- Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Ditën e sotme, Kallas vjen në Shqipëri dhe do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Diplomatja evropiane pritet të mbërrijë në presidencë në orën 08:50, kur është parashikuar takimi me presidentin. Më pas, në orën 09:30, do të mbajë takimin me kryeministrin.
Pas këtij takimi, në orën 10:10, në sallën COD në kryeministri, pritet të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.
Kryediplomatja e BE do të takohet gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vengu. Kallas do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.
kaja kallas be
Politike
7 Prill 2025, 21:40
M.B
Gazment Bardhi
PATOS- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi nuk është pritur siç ka men...
Politike
7 Prill 2025, 20:34
M.B
Sali Berisha
STRASBUG- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mediave në Strasburg se deputetët dhe grupet parlamentare t&eum...
Politike
7 Prill 2025, 20:31
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë moh...
Politike
7 Prill 2025, 20:08
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dhënë detaje për takimin që zhvilloi sot lideri i opozitës me ...
Politike
7 Prill 2025, 19:45
M.B
Brenda Parkut Olimpik
TIRANA- Kanë dalë tashmë dhe pamjet e para nga brenda ambienteve të Parkut Olimpik në Tiranë ku jan&eum...
Politike
7 Prill 2025, 19:33
M.B
Edi Rama
TIRANA- Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, më 12 prill në sheshin "Skën...
Politike
7 Prill 2025, 19:30
E. D
Radmila Shekerinska
KOSOVË- Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka ritheksuar mbështetjen e plotë...
Politike
7 Prill 2025, 19:26
M.B
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Evropaine për ri...
Politike
7 Prill 2025, 19:16
E. D
sali berisha
STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimin me grupin konservator të KE-së, tha se qeveria shqi...
Politike
7 Prill 2025, 19:00
E. D
Sali Berisha
STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takimin me grupin konservator të KE-së, u ka kërkuar nj&...