LIVE UPDATES
Politike

Deputetët e opozitës në Kosovë: Nuk kemi presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Adem Hoxha, i cili në legjislaturën e fundit u bë pjesë e Grupit parlamenetar të Listës Serbe, ishte ndër pak deputetët që nuk u përgjigjën në pyetjen e REL-it për pretendimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës se Serbia po tenton ta “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

7 Prill 2025, 20:31 Nga M.B
Deputetët e opozitës në Kosovë: Nuk kemi presion nga Serbia
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mohuar të jenë nën presion nga Serbia për të mos mundësuar formimin e qeverisë së re në Kosovë. Adem Hoxha, i cili në legjislaturën e fundit u bë pjesë e Grupit parlamenetar të Listës Serbe, ishte ndër pak deputetët që nuk u përgjigjën në pyetjen e REL-it për pretendimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës se Serbia po tenton ta “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se mundësia eventuale që Serbia të tentojë të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” nuk përjashtohet, por Qeveria e Kosovës në detyrë dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës nuk kanë ofruar fakte ose evidencë për ta dëshmuar këtë.

Të dielen, më 6 prill, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Qeveria e Kosovës ka deklaruar përmes një njoftimi për media, se “Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”.

“Të paktën nga ajo çfarë na është prezantuar [në komunikatën e Qeverisë] nuk ka asnjë evidencë bindëse për ta mbështetur një brengë të tillë, përveç motiveve politike të brendshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Albert Krasniqi, nga organizata Demokraci Plus (D+) në Prishtinë.

Zoran Saviç nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se akuza e autoriteteve të Kosovës se Serbia po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” është e paargumentuar.

“Këtu nuk kemi prova konkrete, por janë shfaqur vetëm disa insinuata. Ne nuk kemi as dëshmitë e deputetëve konkretë, për të cilët bëhen pretendimet. Nuk e dimë saktë as për kë bëhet fjalë”, thekson Savio.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se për cilët deputetë thuhet se Serbia po ndërhyn për ta sabotuar themelimin e institucioneve të reja apo nga cilat komunitete janë ata. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje lidhur me këtë çështje nuk ka kthyer as Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat nuk mjaftojnë për formimin e shumicës parlamentare dhe për formimin e qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota. Kjo parti preferon ta formojë Qeverinë e re me disa nga partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Komunitetet pakicë joserbe kanë dhjetë ulëse, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset që i takojnë komunitetit serb. Javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka mbajtur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit. Ai nuk është takuar me Listën Serbe. Për të kuptuar nëse ka pasur çfarëdo ndërhyrje apo kontakti nga autoritetet e Serbisë ose nga Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar shumicën e partive politike të pakicave joserbe.

Fikrim Damka, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka fituar dy ulëse në Kuvend, thotë për Radion Evropa e Lirë se as ai dhe as bashkëpartiaku i tij, deputeti i zgjedhur, Fidan Jilta, nuk kanë marrë “asnjë telefonatë, asnjë kërcënim dhe asnjë presion” nga kushdoqoftë, për të sabotuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

“Nuk e kemi dhe nuk do të pranojmë diçka të tillë edhe nëse vjen. Jemi të pavarur dhe përfaqësojmë komunitetin turk”, theksoi Damka.

Ngjashëm deklaroi edhe Jilta, që tha se nuk ka pasur “kurrfarë presioni”. Elbert Krasniqi, drejtues i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRKD), subjekt politik i komunitetit egjiptian thotë për Radion Evropae Lirë se nuk është kontaktuar nga askush prej autoriteteve serbe apo nga Lista Serbe lidhur me çështjen e pjesëmarrjes së tij në qeverinë e re.

“Nuk ka vend për joshje dhe as për shantazhe të Serbisë dhe askujt tjetër në drejtim timin. Unë jam për qeverinë ‘Kurti 3’ dhe punoj fuqshëm që kjo të realizohet së shpejti”, theksoi Krasniqi, i cili është ende pjesë e qeverisë aktuale në detyrë të Kurtit.

Edhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, e cila përfaqson komunitetin boshnjak, hedh poshtë çfarëdo mundësie të kontaktit me autoritetet e Serbisë apo edhe Listën Serbe.

“Jo, dhe s’kam asnjë kontakt me ata. As mesazh, as telefonatë, as kontakt, asnjë gjë”, theksoi Rexhepi.

Edhe Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat, i cili poashtu përfaqëson komunitetin boshnjak me një ulëse në Kuvend, thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me autoritetet e Serbisë dhe as Listën Serbe.

“Do të thotë, kemi informata se disa duan të bllokojnë institucionet, pra, se nuk duan t’i votojnë. Cilët janë, kush janë ata, nuk e di. Unë jam për [votimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë]”, theksoi Demiri.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvend, thotë se nuk është kontaktuar nga askush me qëllim shantazhi, dhe sipas tij, “nuk ka gjasa minimale të shantazhohet nga kushdo”.

“Asnjëherë nuk ka pasë asnjë bisedim me asnjë palë tjetër, përveç se me njerëzit, të cilët i udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Kinolli.

Deputeti i zgjedhur nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani, nuk ishte i qashëm, për shkak se ishte jashtë vendit. Por, kryetari i kësaj partie, Etem Arifi, hedh poshtë mundësinë të ketë pasur çfarëdo kontakti me autoritetet e Serbisë.

“Te Partia e Ashkanlinjëve për Integrim nuk qëndron kjo, asnjëherë nuk kemi pasur konakt, ose ndonjë shantazh, ose ndonjë kërkesë prej tyre”, tha Arifi.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të kontaktojë deputetin e zgjedhur Adem Hoxha nga Partia Unike Gorane. Ai nuk ka bërë të ditur asgjë nga takimi që ka pasur me Kurtin, me 3 prill. Hoxha, në legjislaturën e kaluar nuk i takonte ndonjë grupi parlamentar, por pas zgjedhjeve të vitit 2019, ai braktisi grupin Gjashtë plus të partive të komuniteteve joshumicë joserbe dhe në vitin 2020 u bë pjesë e Grupit parlamentar të Listës Serbe.

Mesazheve dhe thirrjve telefonike të REL-it nuk u janë përgjigjur as deputetja e zgjedhur Duda Bale nga subjekti që përfaqëson komunitetin boshnjak Unioni Socialdemokrat, si dhe as deputeti i zgedhur Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Nga shoqëria civile në Kosovë, thonë se përmbajtja e njoftimit të Qeverisë së Kosovës, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është e paqartë dhe joserioze. Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thekson se “paqartësia dhe fjalitë e thata” që dolën nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, nuk lënë hapësirë që të të merret seriozisht pretendimi se Serbia po ndërhyn në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në Kosovë.

Sipas tij, motivet e deklaratës së Qeverisë së Kosovës më shumë kanë të bëjnë me problemet që Lëvizja Vetëvendosje ka për sigurimin e 61 votave për formimin e qeverisë së re.

“Kur shohim që është zgjeruar lista e partive politike, të cilat po i fton kryeministri [Kurti], më shumë duket që [deklarata] ka ardhur nga një siklet i brendshëm për të siguruar vota ose për ta arsyetuar dështimin për krijimin e institucioneve, duke e fajësuar Serbinë se ka ndërhyrë në këtë proces”, thekson Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Zoran Saviq nga organizata joqeveritare Aktiv. Megjithatë, ai thekson se deklaratat nga autoritetet e Kosovës, me akuza ndaj Serbisë për ndërhyrje në procesin e krijimit të përbërjes së institucioneve të reja të Kosovës, mund të rrisin tensionet ndërmjet dy vendeve.

“Këtë po e kuptoj si ngritje tensionesh, para konstatimit se si do të formohet Qeveria. Është e dukshme që Kurti nuk i ka numrat që i ka planifikuar, madje edhe para zgjedhjeve”, thotë Saviç.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësuan se çështjet për të cilat u diskutuan në Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe çështja e ndërhyrjes së pretenduar të Serbisë në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, nuk kanë lidhshmëri logjike. Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje