All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Shkarkoi Ambasadorin se nuk i vuri në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët!" Bardhi për Begajn: U ankua tek Erdogan se ka zyrën e vogël, u ndjeva i turpëruar!

Sipas Bardhit, Begaj nuk e ka luajtur asnjë ditë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje, sipas tij, i është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë.

13 Nëntor 2024, 13:45 Nga M.B
"Shkarkoi Ambasadorin se nuk i vuri në dispozicion eskortë
Foto nga Komisioni
All - Paragraf - 1

TIRANA- Në Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej buxheti 2025 për institucionin e Presidencës, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzar ndaj Presidentin Bajram Begaj se ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Gjermani pasi nuk i vendosi në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij. Po ashtu Bardhi foli edhe deklaratën e Kreut të Shtetit, Bajram Begaj gjatë takimit në Presidencë me homologun turk, Erdogan, ku iu “ankua” për zyrën e vogël. Demokrati tha se u ndje i turpëruar dhe se çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet. Sipas Bardhit, Begaj nuk e ka luajtur asnjë ditë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje, sipas tij, i është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë.

Pjesë nga fjala e Bardhit në Komision:

Nuk kam asgjë me stafin teknik të Presidencës, i uroj suksese sekretares së Përgjithshme, në mos gaboj Presidenti ka ndërruar nja 4 sekretarë, nuk e di pse e bën këtë. Uroj që ju të jeni më afatgjatë në detyrë dhe këtë e kam në mënyrë krejt të sinqertë. Nuk u habita nga kërkesat buxhetore të Presidentit pasi mesa kam kuptuar është në detyrë për rehati, kërkon automjet, një zyrë më komode, një kolltuk më të rehatshëm, nuk di se çfarë ka kërkuar tjetër. Uroj të mos hapë dhe ndonjë sallon bukurie në Presidencë, që ti bëjmë gati nga këtu dhe të mos kemi mundësi ti marrim jashtë në vizita zyrtare. Sikundër nuk e di se çfarë të dhënash administron Presidenti i Republikës që çdo vit që vjen këtu kërkon fonde për servera. Ka qenë e njëjta kërkesë edhe vitin tjetër, ne ia dhamë.

Nuk e di të dhënat e çfarë ruan presidenti. Secili prej jush ka qenë në Presidencë, kam qenë disa herë në Presidenca të Presidentëve të ndryshëm dhe nuk më rezulton që godina e Presidencës të ketë ndonjë problematike të madhe që të kërkohen fonde për të rikonstruktuar godinën. Sikundër nuk di se me çfarë automjeti lëviz Presidenti që do një automjet të ri por të jem i vërtetë nuk ka ndodhur kurrë asnjë President as për të kërkuar kolltuk e as për të kërkuar automjet, ky është i pari që e bën dhe nuk habitem fare. Qëndrimi im për Presidenti im është publik, për mënyrën se si ushtron detyrën. Përpara se të kërkojë automjet e kolltuk, automjet, karrige, parukeri brenda Presidencës, të luajë rolin e tij si kryetar i shtetit.

Dua të bëj të qartë se nuk e ka luajtur asnjë ditë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë. Madje ne i kërkojmë të japë shembullin se si nuk jep mesazhin e ndasisë politike. Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani. Ndërkohë që për aktivitete të ambasadorëve që marrin pjesën ë aktivitete politike të PS nuk flet asnjë fjalë, e vetmja fjalë që thotë është që ‘dua kolltuk të ri’.

Madje në atë histori zonja kryetare, Presidentit ngaqë iu acaruan shumë nervat nga ambasadori që më pas e shkarkoi se nuk i vuri në dispozicion makinë komode, vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit. Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël.

gazment bardhi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj