LIVE UPDATES
Politike

Show i emigrantëve me votat e hapura në rrjet, drejtorja e votimit nga jashtë paralajmëron: Është vepër penale

Kjo situatë i vendos institucionet ligjzbatuese përballë një tjetër problematike, pasi nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me vendet e tjera për të mundësuar ndjekjen e rasteve të tilla.

30 Prill 2025, 21:51 Nga N.F
Show i emigrantëve me votat e hapura në rrjet, drejtorja e votimit nga
Foto

TIRANË- Megjithatë, në rrjetet sociale është shënuar një numër i lartë personash që kanë publikuar votën dhe procesin e votimit në tërësi, në shtëpitë e tyre. Në videot që shikoni në ekran janë përcjellë edhe reagimet e tyre negative për partitë. Teksa shprehin urrejtje për një forcë të caktuar, zbulojnë hapur votën për subjektin tjetër.

“Duhet të kishte një ndëshkim me rregull. Duhet të quhet e pavlefshme ajo votë kur dihet sesi ka votuar dikush. Të jetë një leksion për të gjithë pjesën tjetër të diasporës që do të vazhdojë të votojë gjatë këtyre ditëve. Dhe unë mendoj që është shumë e rëndësishme: nëse nuk kemi një qëndrim lidhur me dekonspirimin e votës, atëherë mund të bëhet qesharake i gjithë ky votim.”

Pra, po vërehet rëndom një fenomen që ishte paralajmëruar prej kohësh: cenimi i fshehtësisë së votës. Kjo përbën një shkelje të rëndë ligjore. Janë vënë re raste kur votimet janë zhvilluar në mënyrë familjare. Nga ana tjetër, ka pasur edhe raste kur zarfet nuk u janë dorëzuar votuesve në adresën e tyre, por fqinjëve.

“Duhet të mendonim për elementët e sigurisë, koston e administrimit dhe trajtimin e ankimimeve që mund të vijnë nga diaspora. Ata janë praktikisht individë që largohen nga sistemi; sistemi paguan që ata të votojnë për sistemin. Edhe në aspektin e demokracisë kjo nuk ka sens”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Të gjitha këto shkelje konsiderohen vepra penale dhe janë institucionet e drejtësisë ato që duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen. Kjo situatë i vendos institucionet ligjzbatuese përballë një tjetër problematike, pasi nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me vendet e tjera për të mundësuar ndjekjen e rasteve të tilla.

“Ka pasur raste të publikimit të fotove apo videove duke votuar, pra duke plotësuar fletën e votimit. Në këtë rast, kjo përbën vepër penale dhe ndiqet penalisht nga organet kompetente. Si Komision Qendror i Zgjedhjeve, ne kemi bërë disa thirrje publike për ta pasur parasysh këtë fakt”, u shpreh Jona Josifi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë.

Asnjë nga institucionet apo organizmat që veprojnë gjatë kësaj periudhe zgjedhore në Shqipëri nuk mund të veprojë në vendet e tjera. Rruga që mbetet është dërgimi i letërporosive, pasi prokuroria të ketë nisur hetimet, kryesisht bazuar në materialet online. Deri në atë moment, gjithçka mbetet në dorën e vetë shqiptarëve të diasporës. Por, edhe nëse ekziston vullneti, hetime të tilla mbeten të vështira, pasi kërkojnë ekspertizë të lartë kibernetike./ TCH

vota e diaspores

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj