LIVE UPDATES
Politike

“Shqipëria drejt BE, nuk ka plan B”/ Rama nga Madridi: Kemi bërë pastrim të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë

Rama gjithashtu u shpreh se është bërë pastrim i jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës.

8 Shkurt 2025, 11:41 Nga DOSJA
“Shqipëria drejt BE, nuk ka plan B”/ Rama nga Madridi: Kemi
Edi Rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama tha nga Madriti pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, se Shqipëria nuk ka plan B, përveç se anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rama gjithashtu u shpreh se është bërë pastrim i jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës. Më tej Kryeministri tha se verën e kaluar turistët spanjollë ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri

S’kemi pasur kurrë shtet të së drejtës, nuk kemi pasur drejtësi të pavarur, sa kemi sot. Në rrekjen tonë për drejtësi, modeli spanjoll ka qenë burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet dhe po kështu dhe luftë për drejtësi. Nuk mund të jem më shumë krenar se kaq që të jemi pritës të kongresit. Ju ftoj të vini në Shqipëri dhe ju them se nuk do pendoheni kurrë dhe nuk do mërziteni në asnjë minutë të vetëm nëse do jeni me ne në Shqipëri.

Dua të them që kemi kaluar në një reformë të jashtëzakonshme drejtësie. Reforma largoi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës Çfarë plani B ka Shqipëria?

Unë përgjigjem bindshëm se nuk ka plan B për ne. Të kemi një plan B kundrejt BE-së është të kemi plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës. Ju keni më shumë se mjaftueshëm që keni Spanjën. Ne duam gjithmonë e më tepër si ju dhe me ju. Shpresoj që të kemi më shumë marka spanjolle dhe kompani që do të vijnë tek ne ndërkohë që ka më shumë turistë spanjollë. Verën e kaluar turistët spanjollë ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri.“, u shpreh Rama.

Po ashtu nuk mungoi as humori nga kryesocialisti i cili tha “Mu desh të fitojë 3 zgjedhje për të takuar legjendarin Felipe Gonzalez. Jam falënderues ndaj ju, s’është ide e mirë që t’i kërkoni një ballkanasi që të mbajë fjalën pasi nuk është kurrë e shkurtër, por uroj të mos ketë qenë e mërzitshme.“

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj