LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse këtu hetimet dekonspirohen menjëherë/ Berisha thirrje BE: Mos mbyllni sytë para bandave dhe parave të nëntokës

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu qeverinë për mbështetje të bandave dhe korrupsionit, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të mos mbyllë sytë para parave të nëntokës.

3 Nëntor 2025, 16:19 Nga E. D
Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse këtu
pamje nga mbledhja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së deklaroi se Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse hetimet dekonspirohen menjëherë. Kryedemokrati akuzoi gjithashtu qeverinë për mbështetje të bandave dhe korrupsionit, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të mos mbyllë sytë para parave të nëntokës. Ndër të tjera, Lideri i opozitës theksoi se raportet ndërkombëtare dëshmojnë për ndikimin e krimit në zgjedhje dhe ekonominë e ndërtimit.

"Për ligjin, narkoshteti, duke mbështetur Edi Ramën, dhe unë me këtë rast dua t’i them pak z.Gonzato, për të cilin unë e kam respektuar dhe respektoj si përfaqësues i BE, padiskutim. Por, përpjekja e tij për të injoruar narkoshtetin në Shqipëri është një mbështetje direkte për narkoshtetin. Dhe do i kërkoja njerëzisht t’i referohet Nikola Gratierit, një italian që lufton ditë e natë me mafien dhe që deklaron që Shqipëria është më keq se narkoshtet, dhe e dini pse? Sepse nuk mund të hetohet, sepse të dekonspirojnë menjëherë. Dhe, para se të thërrmosh opozitën se ajo bën fjalë për narkoshtetin, ajo dhe cilidoqoftë tjetër, le të ndalet pak te raporti i OSBE/ODIHR, tek pjesëmarrja e bandave në ditën e zgjedhjeve, të kullave që 80% të parave i kanë nga nëntoka, jo nga bankat. Le të ndalet pak tek pritja e SInaloas në zyrën e kryeministrit dhe pritja e qeveritarëve në Aruba.

Fakte këto, jo të opozitës. Është gabim shumë i rëndë të atakosh opozitën se ajo flet për narkoshtet. Opozita, sigurisht do mbrojë interesin kombëtar të vendit të vet. Por kjo, përbën një mbrojtje për narkoshtetin dhe qeverinë. Dhe unë, do t’u kujtoj shqitparëve një skenë. Në vitin 2015, vendi u mbush kanabis, siç u kujtohet nga Pogoni, gjer tek Stani i Poshtëm. Stani i Poshtëm është një bjeshkë në kufi me Plavën, pothuaj. Në Tiranë, sipërmarrjet mbylleshin sepse shkonin punonin në plantacione me rrogë të trefishtë, në një marrëveshje me sipërmarrësit. SHISH informonte se 180 oficerët madhorë policie janë të implikuar në vjeljen e drogës dhe SHISH informonte shërbimet e vendeve partnere 100%, e sigurtë kjo. Kur del një ditë Donald Lu, ambasadori amerikan në Pallatin e Kongreseve, mbushur plot e përplot me oficerë policie dhe u thotë shqip: jam këtu për të përgëzuar policinë për suksesin e jashtëzakonshëm për luftën kundër drogës dhe trafikant Tahirin në krah. Të jem i sinqertë me ju, u mërzita shumë. Se ajo ishte përkrahje, ishte inkurajim.

I kërkoj takim, dhe e takoj. I them, z.ambasador, kjo deklaratë e juaja është mbështetje për këtë politikë, e cila doi të jetë shkatërrimtare për vendin tim. Jo, tha, ne nuk merremi tha me drogërat e buta, ne merremi me drogërat e forta. Dhe ti e tha, se nëpër këto SHBA ka një lëvizje për legalizime dhe për këto. Në fakt, kishte lëvizje, nuk mund të mohohej, por e vërteta është që nuk u arrit që në nivel federal të kalonte ajo lloj forme. Mirë i them unë, por po të them një gjë tjetër. Çcfarë? Gjatë kohës që ne ishim në pushtet, çdo vit institucionet tuaja të zbatimit të ligjit, mblidheshin me përfaqësuesit tanë të zbatimit të ligjit.

Pse? Për të shqyrtuar nëse mund të kishte potenciale për financimin e terrorizmit kund. Dhe unë e vlerësoja shumë këtë punë. Tani i thashë, këtë vit që po flasim janë nja 200-300 shqiptarë që po luftojnë me Kalifin. Dhe nëse Al-Bagdadi u thotë atyre: shkoni në Shqipëri, dhe bëni para me drogë dhe na i sillni, ja ku janë burimet. I dhashë dhe shembullin e Jemenit. Se, Jemeni i korrën masivisht plantacionet e kafesë dhe mbollën një bimë jo si kanabisi, por bimë narkotike dhe ajo. Dhe ai komb humbi një nga pasuritë më të çmuara që kishte, kafenë, por edhe si njerëz ata u bënë njerëz që mbllaçisin këtë bimën. Si drogë është ajo.

Të thuash tani që, Shqipëria nuk ka narkoshtet, në një kohë kur dollari dhe euro janë 30-35% përtokë dhe janë nga ato që i futën me kontejner, në një kohë kur prodhimi industrial bie nga viti në vit sipas institutit të statistikës. Eksportet kanë rënie dyshifrore nga viti në vit për shkak të euros, se janë euro e dollar eksportet, nuk janë me lek. Atëherë, çfarë bën ti që e mbulon këtë? Ti faktikisht i ndihmon këta, dhe faktikisht këtu unë kam një dallim shumë të madh me t dhe unë nuk pajtohem. Unë e di, që nuk është i vetmii që ka problem me narkoshtetin, por ne do i qendrojmë. 1/3 e shqiptarëve ka ikur jashtë. Më shumë, sipas Eurostat. Mor zotëri, Adam Smith thotë: pasuria shpërndahet, ky është ligji i doktrinës. Këtu pasuria grabitet dhe shqiptarët varfërohen. Nga viti në vit numri i qytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie, nuk i qytetarëve shqiptarë që varfërohen rritet. 41% ka arritur deri tani, sipas Bankës Botërore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj