1 Qershor 2022, 19:27
Nga DOSJA
Ferit Hoxha
TIRANË- Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ambasadori Ferit Hoxha ka prezantuar sot prioritetet e vendit tonë. Në fjalën që mbajti, ai tha se gjithçka nis nga forcimi i llogaridhënies, avancimi i agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.
Fjala e Ferit Hoxhës:
Është privilegj dhe nder për mua t’ju drejtohem në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, i pari për vendin tim, Shqipërinë, dhe të ndaj me ju pikat kryesore të programit të punës së Këshillit për muajin qershor. Takimi me ju është një moment i rëndësishëm për çdo presidencë dhe nuk është e çuditshme që pas miratimit formal të Programit të Punës, kjo është ngjarja e parë me rëndësi. Më lejoni t’ju them se, përveç kolegëve në Këshill, ju jeni në fakt ndër ata që takojmë dhe përshëndesim çdo javë në këndin tuaj të privilegjuar medietik.
Dëshiroj t’ju bëj një nderim të gjithëve, individualisht dhe kolektivisht, për punën dhe përpjekjet tuaja, për profesionin tuaj, për këtë detyrë fisnike të informimit të opinionit publik për punën e Këshillit të Sigurimit. Ne jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj një Këshilli të Sigurimit efikas dhe transparent gjatë këtij muaji, dhe unë pres me shumë dëshirë për një marrëdhënie të shëndetshme dhe me përfitim reciprok. Dhe faleminderit që nuk shkruani që ndonjëherë ne, shtetet anëtare përfundojmë duke e përsëritur veten, pasi është në mënyrë të pashmangshme pjesë e jetës komplekse të multilateralizmit, dhe veçanërisht, e jetës dinamike të Këshillit të Sigurimit që unë e quaj “vendi ku dritat kurrë nuk fiken”. Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur.
Politike
1 Qershor 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Bujar Nishani
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e...
Politike
1 Qershor 2022, 16:03
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Floriana Garo...
Politike
1 Qershor 2022, 14:35
Enkelejd Alibeaj dhe Mira Rakacolli
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua projektligji "Për ratifikimin e marrë...
Politike
1 Qershor 2022, 14:28
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar sërish kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, duke pretendu...
Politike
1 Qershor 2022, 14:19
Foto ilustruese
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radh&eu...
Politike
1 Qershor 2022, 14:05
Deutsche Welle: Zonja Nikolla, Ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të...
Politike
1 Qershor 2022, 13:38
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit t&eum...
Politike
1 Qershor 2022, 13:13
Sali Berisha dhe Ermonela Felaj
TIRANË- Deputetja Ermonela Felaj ka zbuluar shkakun se përse socialistët nuk e kaluan në Kuvend rezolu...
Politike
1 Qershor 2022, 12:44
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanin. Teksa kreu homaz...
Politike
1 Qershor 2022, 11:40
Klotilda Bushka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërpreu seancën e sotme për shkak të debateve t&e...