LIVE UPDATES
Politike

‘Shqipëria nën kthetrat e narko-shtetit’/ Berisha: Euro bie në 32%, eksportet falimentojnë, siguria e jetës dhe pronës në kolaps tota

Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë  “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se, rënia e euros ka bërë që mijëra punonjës shqiptarë të largohen në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës.

15 Maj 2026, 19:46 Nga D.S
‘Shqipëria nën kthetrat e narko-shtetit’/ Berisha: Euro
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës në ekonomi, çka ka zhvlerësuar euron, goditur eksportet, turizmin dhe sigurinë e qytetarëve.

Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë  “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se, rënia e euros ka bërë që mijëra punonjës shqiptarë të largohen në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës. Ai thekson se,  propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat.

Deklarata e Berishës:

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që jeni të pranishëm sot këtu. Një falënderim për Avenirin, për ekspozenë që bëri në emër të departamentit, Klevisin, për ndërhyrjen që bëri. Sot ne, debatojmë së bashku problemin më themelor, më të rëndësishëm që është problemi i sigurisë. Në një shtet, në një vend, në një shoqëri asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetës, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, me sigurinë e ushqimeve që hanë, e ilaçeve që merr, unë mund t'ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetar më të pasigurtë në botë se qytetari shqiptar.

Pas Haitit. Por, qytetari shqiptar për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurtë në Europë që është Shqipëria dhe kudo që shkon, shkon në një vend më të sigurtë. Sot me dhjetra e dhjetra studiues, analistë, por dhe hetues ndërkombëtarë, prokurorë, kanë cilësuar dhe vlerësuar Shqipërinë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë! Çka do të thotë shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafies. Në fakt, pse mafia e drogës? Është mafia e miliarderëve. Ajo është mafia e miliardave. Ajo nuk i ka për gjë milionat. Po pse Shqipëria pikërisht? Cilido nga ju të marrë një të dhënë, është i lutur, të check-ojë vetëm zhvlerësimin e euros dhe dollarit. Në qoftë se ju bëni, studioni zhvlerësimin e euros dhe dollarit në rajon, në Evropë dhe në botë, do gjeni një shtet kampion botëror, i pakrahasueshëm me asnjë shtet tjetër.

Dhe ky është dheu ynë i dashur, Shqipëria, në të cilën, në 10 vite, euro është zhvlerësuar me 32%. Dhe shteti i dytë me zhvlerësim më të madh të euros është, është Meksika, me 17%. Meksika e karteleve më të fuqishme botërore të drogës. 17%. E kanë rrëzuar pezon dollarët dhe eurot e drogës. Kurse këtu, leku ka përmbysur euron dhe dollarin në mënyrën më të pamëshirë. Me pasoja katastrofale për ekonominë. Me një falimentim masiv të eksporteve. Cilido që ka njohuritë më elementare, e dinë që eksportuesit kanë një marzh të kufizuar fitimi. Dhe vetëm rënia e euros me 30% ka fshirë çdo fitim të tyre dhe i ka detyruar të mbyllin sipërmarrjet dhe dhjetra mijëra, qindra mijëra punonjës shqiptarë janë larguar në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës nga narko-eurot. Propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat.

Këto televizionet e qeverisë fillojnë tani dhe gjer në tetor ditë e natë vetëm, vetëm turizmi. Plazhet bosh edhe në 1 gusht. Edhe në 15 korrik, dhe në 15 gusht, plazhet e Shqipërisë janë gjysëm bosh. Janë gjysëm bosh, sepse euro e rënë përdhe, ajo që kushtonte më parë 100, tani kushton 130 euro për turizmin. Po ashtu dhe mirupafshim. Të shpenzojnë 30 euro më shumë për një dhomë, jo! Po shkojnë gjejnë diku tjetër. Një shkallë ekstreme, ndofta siç është godit në zemër ekonomia nga narko-eurot dhe narko-dollarët, është goditur e tërë infrastruktura e shtetit.", deklaroi Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj