LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor, ndërsa partitë politike nisin parafushatën me akuza e përplasje fizike

Ndërsa partitë kryesore shqiptare fajësojnë njëra-tjetrën për krizën institucionale që ka çuar në zgjedhje të reja, në terren është regjistruar edhe një përplasje fizike mes kundërshtarëve politikë.

15 Maj 2026, 17:45 Nga E.d
Analiza: Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor,
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës dhe ajo e Kuvedit

Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, skena politike është përfshirë nga akuza të ndërsjella për shantazh, presione, keqpërdorim të burimeve shtetërore...

Ndërsa partitë kryesore shqiptare fajësojnë njëra-tjetrën për krizën institucionale që ka çuar në zgjedhje të reja, në terren është regjistruar edhe një përplasje fizike mes kundërshtarëve politikë. Aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile paralajmërojnë se dhuna është e papranueshme, përbën vijë të kuqe dhe nuk duhet - në asnjë mënyrë - të bëhet mjet për ardhje në pushtet.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Ato do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajsh - pas atyre të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Akuza për dhunë

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, deri tani në pushtet, ka njoftuar më 14 maj se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës - së bashku me truprojat e tij, kanë sulmuar kandidatin e saj për deputet, Hysni Mehani, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lushtaku, në anën tjetër, ka pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes “mekanizmave” të tij në Skenderaj, ka tentuar ta sulmojë atë.

“E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’, qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!", ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Policia Speciale e Kosovës ka ndërhyrë në Drenicë më 14 maj, “me urdhër të Qeverisë së Kosovës”, për të demonstruar “forcë”.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalë propagandën, gjuhën e urrejtjes dhe provokimet, si dhe “keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë”.

Por, Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një kontroll rutinë dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë përbëjnë “vija të kuqe” për çdo shoqëri demokratike dhe janë të papranueshme e të dënueshme.

“...andaj, nuk guxojnë të normalizohen apo të trajtohen si pjesë e zakonshme e klimës parazgjedhore”, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK).

“Pas ngjarjeve të tilla, nuk duhet të ketë ‘por’. Debati mbi gjuhën, polarizimin apo klimën e tensionuar politike në Kosovë është tejet i rëndësishëm dhe duhet të zhvillohet, pasi degradimi i vazhdueshëm i diskursit publik bart pasoja serioze...”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

“Partitë politike, institucionet dhe vetë politikanët kanë përgjegjësi të refuzojnë polarizimin, gjuhën fyese, komunikimin agresiv dhe dhunën”, sipas Ismet Kryeziut, po nga IDK-ja.

Sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në mungesë të programeve apo ofertave për qeverisje, “kanë vendosur që përmes argumentit të boksit, forcës, sharjes dhe ofendimit të komunikojnë me qytetarin”.

“Dhuna, asnjëherë, nuk duhet pranuar si mjet komunikimi. Dhuna e çfarëdo lloji qoftë, fizike apo virtuale, nuk duhet të përdoret si mjet për pushtet. Organet e drejtësisë duhet ta trajtojnë këtë rast me paanshmëri dhe me forcën e ligjit, nëse guxojnë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Akuza për “negociata të fshehta me Serbinë”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidate për presidente, ka akuzuar publikisht Kurtin se ka zhvilluar “negociata të fshehta” - pas dyerve të mbyllura - me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

Osmani është larguar nga LDK-ja në vitin 2021 për t’u bashkuar në koalicion me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, mungesa e mbështetjes nga Vetëvendosja për mandatin e dytë presidencial i ka përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre.

Nga LDK-ja, po ashtu, kanë thënë se në rrjetet sociale po zhvillohet një fushatë e koordinuar kundër kandidatëve të saj për deputetë, përmes “profileve të rreme”, dhe kanë paralajmëruar se për këtë çështje do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

Rashiç akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim

Akuza të ndërsjella, para nisjes zyrtare të fushatës, ka edhe mes partive që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë. Lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka akuzuar Listën Serbe për ushtrim presioni dhe frikësim të mbështetësve të tij.

Lista Serbe vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Rashiq konsiderohet partner i Qeverisë së Albin Kurtit, ku mban edhe postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Ai i ka bërë këto akuza gjatë një mbledhjeje të Qeverisë në detyrë më 14 maj, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë.

Sipas tij, simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij po ndalohen në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia për Siguri dhe Informim e Serbisë (BIA), ndërsa rreth 20 persona të punësuar në institucionet e Serbisë në Kosovë, janë larguar nga puna.

“Javën e kaluar ka pasur raste kur grupe të organizuara punëtorësh nga institucionet serbe, janë detyruar - nën presion dhe kërcënimin e largimit nga puna - të shkojnë në objekte në anën tjetër të pikës kufitare në Merdare, ku janë mbajtur për disa orë në hapësira të errëta, madje edhe në bodrume, dhe u është kërkuar të sqarojnë saktë se për kë do të votojnë më 7 qershor”, ka deklaruar Rashiq.

Përgjigjja e Listës Serbe

Në përgjigje të këtyre akuzave, Lista Serbe ka deklaruar se bëhet fjalë për përpjekje për të siguruar alibi për humbjen e mundshme në zgjedhje, duke pretenduar se Rashiq “nuk ka ide, plane dhe kandidatë me integritet” dhe se asnjëherë nuk e ka pasur “legjitimitetin e popullit serb”.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat e ka siguruar partia e Rashiqit.

“Mësa duket, vendet e dhëna në komisionet komunale zgjedhore, ndërmarrjet publike, si dhe përpjekjet për të keqpërdorur mjetet nga ministria që ai drejton, nuk po i japin rezultatet e pritura”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti, gjithashtu, e ka akuzuar Rashiqin se ka heshtur përballë “shtypjes” së serbëve nga autoritetet e Kosovës, të udhëhequra nga Albin Kurti. Edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore, këto dy subjekte kanë shkëmbyer akuza për përdorim të burimeve shtetërore - si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia - për “blerje votash”.

Lista Serbe është akuzuar se siguron vota përmes konkurseve për punësim në sektorin shëndetësor dhe përmes ndihmës financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë. Rashiq, në anën tjetër, është akuzuar se siguron vota përmes shpërndarjes së pajisjeve shtëpiake, materialeve ndërtimore dhe subvencioneve bujqësore nga Qeveria e Kosovës.

Përveç Listës Serbe dhe Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për zgjedhje ka aplikuar edhe iniciativa qytetare “Bashkë fitojmë”, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar këtë listë, me arsyetimin se nuk ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave të vlefshme. Nga kjo iniciativë, që përbëhet nga gjashtë subjekte opozitare serbe - Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca Kosovare, Fytyra e Re, Demokracia Serbe, Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët - është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë se, më 15 maj, kanë paraqitur ankesë dhe presin që KQZ-ja ta rishqyrtojë vendimin./REL

kosova parti zgjedhje

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë