2 Qershor 2022, 16:09
Nga DOSJA
Ferit Hoxha
SHBA- Shqipëria ka nisur presidencën e saj të rradhës njëmujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më datë 1 qershor ku sipas programit të punës të Këshillit për muajin, planifikon të organizojë dy ngjarje.
Do të mbahet një debat i hapur mbi forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e ligjit ndërkombëtar si dhe një debat i hapur në nivel ministror mbi rolin e organizatave rajonale në zbatimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në kontekste të trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.
Këshilli pritet të mblidhet për dy çështje evropiane në qershor. Më 6 qershor pritet të mbahet një konferencë mbi ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë. Këshilli do të mbajë gjithashtu takimin e tij vjetor për forcimin e bashkëpunimit BE-OKB.
Për sa i përket çështjeve aziatike, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një debat për Misionin e Asistencës së OKB-së në Afganistan. Në kontinentin amerikan, do të ketë konsultime për Zyrën e Integruar të OKB-së në Haiti.
Më 9 qershor, Asambleja e Përgjithshme pritet të zgjedhë pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2023-2024, të cilët janë Ekuadori, Japonia, Malta, Mozambiku dhe Zvicra.
Çështje të tjera mund të ngrihen në qershor në varësi të zhvillimeve, sipas programit të punës të Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit ka 15 anëtarë dhe përgjegjësia e tij kryesore është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Presidenca e Këshillit mbahet nga çdo shtet anëtar për një muaj.
Politike
2 Qershor 2022, 16:12
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-s&eu...
Politike
2 Qershor 2022, 15:11
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në ambientet e Ballatit të Brigadave, ndoshta për herë të fundit, ...
Politike
2 Qershor 2022, 15:06
TIRANË- Ersi Nishani, djali i sih-Presidentit Bujar Nishani i ka dhënë lamtumirën babait të tij. I pranishëm në ceremoni, i...
Politike
2 Qershor 2022, 14:23
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award&rdq...
Politike
2 Qershor 2022, 12:37
Momenti nga ceremonia
TIRANË- Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi është kujdesur vetë për akomodimin e kryed...
Politike
2 Qershor 2022, 12:08
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar për ngushëllime në ceremoninë e lamtumirës së ...
Politike
2 Qershor 2022, 10:57
TIRANË- Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ishte e para anëtare e kabinetit qeveritar që mbërriti p...
Politike
2 Qershor 2022, 10:33
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar jo vetëm për homazhe tek arkëmorti i ish-presidentit Bujar Nishani. Bash...
Politike
2 Qershor 2022, 10:31
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kryer homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u ...
Politike
2 Qershor 2022, 10:04
Ilir Meta
TIRANË- Kanë nisur homazhet në nderim të ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani. I pari në ceremoni ...