LIVE UPDATES
Politike

"Është e paprecedent, nuk ka ndodhur kurrë"/ Bardhi apel SPAK: Kërkojmë nga Kuvendi që të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e prokurorisë

Deputeti Bardhi tha se, ky është rasti i disatë që prokuroria e posaçme ka sjellë kërkesë për të kërkuar autorizim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

6 Janar 2026, 12:47 Nga D.S

"Është e paprecedent, nuk ka ndodhur kurrë"/ Bardhi

TIRANË- Deputetët e opozitës, kërkuan nga Kuvendi që të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e prokurorisë. Deputeti Bardhi tha se, ky është rasti i disatë që prokuroria e posaçme ka sjellë kërkesë për të kërkuar autorizim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka refuzuar në të gjitha këto raste që të bëjë atë detyrë që ja ngarkon rregullorja për të njoftuar rendin e ditës anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Gjatë një konference për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se mazhoranca nuk ka më asnjë alibi për të zvarritur procesin, duke theksuar se pushimet e fundvitit kanë kaluar. "E pandehura hëngri Vitin e Ri jashtë. Nuk ka asnjë alibi për të mos mbledhur këshillin," u shpreh 

"Nuk ka më asnjë alibi për kryetarin e Kuvendit. E pandehura hëngri vitin e ri jashtë, që kështu nuk ka asnjë alibi për të mos mbledhur këshillin, për të mos ftuar prokurorinë e posaçme. Zonja po të dojë të vijë, do ketë gjithë mundësinë dhe të drejtën që i njeh ligji dhe kushtetuta për të mbrojtur veten, megjithëse me këto prova që ka sjellë prokuroria, s'ka avokat që e merr përsipër. Jo dy sa ç'ka caktuar, por 20 le të marrin, nuk ka avokat që e merr përsipër.

Që kështu, hapi jonë i radhës do të jetë thirrja e mbledhjes së këshillit të enjten dhe së dyti, nëse kjo nuk ndodh, do të depozitojmë kallëzim penal në prokurorinë e posaçme për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit. E ka detyrim ta thërrasë mbledhjen e këshillit.

Absolutisht që kushtetuta lejon që në raste të flagrancës prokuroria të veprojë edhe pa autorizim të kuvendit dhe kuvendi do të duhet të shprehet brenda 24 orëve nga ky moment, nëse do të vijojë masa e arrestit apo jo. Të jem i vërtetë me ju, prokuroria po, ka thënë që në vijim të hetimeve dhe nga përdorimi i metodave speciale të hetimit ka konstatuar që zonja Balluku është duke intimiduar dëshmitarë dhe duke prishur prova, por nuk kam dijeni nëse, apo nuk kam nga ta di nëse këto prova janë të mjaftueshme për të urdhëruar arrestimin e saj në flagrancë.

Kjo është në kompetencë e prokurorisë dhe prokuroria do të duhet të shfrytëzojë çdo mjet procedural për të mos lejuar dëmtimin e hetimeve.

Dhe apeli im është edhe për prokurorinë e posaçme që do të duhet të këmbëngulë që kuvendi të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e tyre për dhënien e autorizimit. Po ashtu, secili prej partnerëve tanë ndërkombëtarë që ka mbështetur reformën në drejtësi, që ka mbështetur punën e prokurorisë së posaçme, sot nuk është koha më të heshtë. Do të duhet të kërkojë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e prokurorisë.

Është e paprecedent, nuk ka ndodhur kurrë. Ky është rasti i disatë që prokuroria e posaçme ka sjellë kërkesë për të kërkuar autorizim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Në asnjë rast, veçanërisht për rastet e sjella nga, që nga momenti i krijimit të SPAK-ut, nuk ka ndodhur që Kuvendi të ketë vonuar tre javë shqyrtimin apo votimin për të dhënë apo mos dhënë autorizimin për arrestim. Me sa kuptuam, e gjithë kjo vonesë është një kohë që po merr kryeministri se ju e patë në tre orë konferencë fundviti, dy orë e 30 minuta i harxhoi duke thënë paraburgimi, paraburgimi, paraburgimi, paraburgimi. Dhe kur Edi Rama flet për ligj, dijeni që është në hall të madh.

Unë me zotin Peleshi komunikoj institucionalisht, bashkë me kolegët e mi. Kemi dërguar kërkesa zyrtare me të drejtën që na njeh rregullorja e Kuvendit, që ai të njoftojë mbledhjen e Këshillit. Sepse mbledhja e Këshillit është automatike kur kërkohet nga 1/2 e anëtarëve. E vetmja, e vetmja e drejtë që ka kryetari i Kuvendit është se ai është autoriteti që do të duhet t'i njoftojë palëve të treta rendin e ditës, datën edhe orën, sikundër edhe pjesës tjetër të anëtarëve të Këshillit. Dhe Niko Peleshi ka refuzuar në të gjitha këto raste që të bëjë atë detyrë që ja ngarkon rregullorja për të njoftuar rendin e ditës anëtarëve të tjerë të Këshillit dhe në rastin konkret të pandehurës Balluku dhe prokurorisë së posaçme.", tha Bardhi./Dosja.al 

niko peleshi gazmend bardhi deputetet e pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj