LIVE UPDATES
Politike

"Është në shërbim skllavërues ndaj Ramës", Meta: Prokurorët e SPAK janë totalisht të varur dhe të kapur! Do ta godas pa mëshirë

Meta shtroi pyetjen se pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që, sipas tij, i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin.

20 Qershor 2024, 22:02 Nga M.B
"Është në shërbim skllavërues ndaj
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme, se janë nën shërbim e kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Syri Tv, duke iu referuar deklaratës së Dumanit se nuk e pezullon aferën e inceneratorëve me justifikimin se ka frikë se çështja humbet në arbitrazh, Meta shtroi pyetjen se pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që, sipas tij, i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin.

Meta ka shtuar se prokurorët e SPAK përdoren nga Edi Rama për të sakrifikuar njerëz të Ramës që nuk i duhet më në oborrin e tij.

Pjesë nga fjala e Metës:

Prokurorët e SPAK janë totalisht të varur dhe të kapur për zvergu nga Edi Rama. Dhe përdoren nga Edi Rama për të sakrifikuar njerëz të Edi Ramës që nuk i duhet më në oborrin e tij dhe për të prodhur statistika që të thonë që janë dënuar gjatë kësaj kohe kaq edhe aq, ndërkohë që bizneset e tyre vazhdojnë, PPP-të vazhdojnë, inceneratorët vazhdojnë. Po çfarë SPAK-u është ky more zotëri. Nuk e ndërpres inceneratorin thotë Dumani sepse kam hall se nesër në arbitrazh humbet.

Po kur ty të dhimbsen kaq shumë lekët e popullit shqiptarë, pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin. Dhe është e provuar në gjykatë me sms-të e tyre, janë presionet e tyre të faktuara që e kanë shkaktuar këtë dëm.

Po mirë ti e paske merak shumë punën e inceneratorit dhe të arbitrazhit po si nuk e paska Edi Rama e paske më shumë ti se ai që prish kontratat e Portit të Durrësit dhe qindra milionë euro të tjera do t’i marrin kompanitë gjermane dhe të gjitha kompanitë e tjera.

Tani a është ky një institucion i pavarur ç’punë ke ti, a është e paligjshme a është e parregullt, ti vepro faturën ta marrë Edi Rama. Ai bën politikë. Si puna me Arben Ahmetajn kur doli dhe tha 500 gjëra, prisni tha se ka surpriza për Arben Ahmetajn dhe doli ajo e bukës dhe aty prap ishte Erion Veliaj, nuk ishte Arben Ahmetaj. Ishte një mesazh për Arben Ahmetajn që ta bënte bashkëpunëtor. Është në shërbim skllavërues ndaj Ramës...

Edhe unë do ta godas pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim. Siç jam këtu ballë për ballë, të kam ardhur këtu gjithmonë, më sill Dum Dumanin këtu, më sill Edi Ramën këtu dhe do t’i godas pa mëshirë si një organizatë kriminale terroriste që ndajnë pushtetin dhe përfitimet me Edi Ramën.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj