Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024.
TIRANË- Ditën e sotme, komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024.
Kundër këtij vendimi ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ai u shpreh:
"Ne ju kemi dhënë shumë favore këtyre fabrikave. Asaj të madhes në fushë Krujë u dha mundësia e privatizimi, fabrikave të tjera në këtë zonë ju është dhënë me ligj parlamenti me koncesion, ju është dhënë leja për të ngritur një fabrikë çimento dhe ju është dhënë me ligj parlamenti sipërfaqe e paimagjinueshme pyjore. Pas këtyre favore ato nuk mund të zgjidhnin zgjidhjen më ordinere të mundshme. Kanë zgjedhur teknologjinë më të rëndë të mundshme, atë të qymyrit, dhe ndotin dyfish mjedisin. Po të shohësh në mëngjes, sepse punojnë natën dhe pa filtra, kur bie vesa apo shiu e shikon nëpër makina. Mendoj se koha që ju është vënë në dispozicion është shumë e gjatë për atë qëllim që ne kemi, të godasim efektin e karbonit dhe të mos ndotin ambientin. Sa ju takon kostove, këto fabrikat e çimentos, rritën çmimet pa asnjë lloj ndikimi, dhe për pasojë u rrit çmimi në ndërtim. Ata kishin vetëm impaktin e energjisë elektrike. Këto kompanitë duhet të kuptojnë se biznesi nuk bëhet pa lek, dhe fitimi të jetë shumë i madh"
Projektligji për ndryshimin e ligjit për “Taksat Kombëtare”, parashikonte që të rritet sipas një kalendari taksa e karbonit për qymyrin nga 3 lekë/kg qymyr që është sot, të shkojë në të paktën 15.3 lekë/kg qymyr në vitin 2030. Synimi i këtij projektligji është ulja e ndotjes nga emetimi i karbonit, nga kjo taksë preken industria e çimentos, ajo e çelikut, si dhe industria e prodhimit të ferro-kromit. Faza fillestare e tij ishte parashikuar në 1 janar 2024, por që është shtyrë në 1 korrik 2026.
Rama DUBAI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Samit...
Fatmir Mediu TIRANË-Fatmir Mediu, Kreu i Partisë Republikane ka folur pasditen e sotme në lidhje me çështjen Gërdeci, e ci...
Fatmir Mediu TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur në lidhje me procesin gjyqësor dhe seancën e sotme, ka f...
Mjeti i aksidentit SHKODËR-Polcia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 31-vjeçarin që shkaktoi aksidentin, ku mbeti i vdekur i...
Ermonela Felaj TIRANË-Qeveria shqiptare parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe m&eu...
Sali Berisha KAMËZ-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme nga Kamza në kuadër të fushatës "Opo...
Sali Berisha KAMËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama për mohon të t&eu...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dorëzuar ditën e sotme në kryeministri versionin përfundimta...
Fatmir Mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas daljes nga seanca gjyqësore për çështjen "Gërdeci" ka folur...
Ina Zhupa TIRANË-Ina Zhupa deputetja e Partisë Demokratike ka folur sot përpara Gjykatës Kushtetuese për të dhënë ...