LIVE UPDATES
Politike

Drafti i PS-së "blindon" kufizimin e Opozitës, shkojnë drejt mbylljes Komisionet Hetimore

Sipas ligjit aktual “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mjafton kërkesa e 35 deputetëve dhe “Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”.

30 Nëntor 2023, 19:22 Nga h.k
Drafti i PS-së "blindon" kufizimin e Opozitës,  shkojnë
Ermonela Felaj

TIRANË-Qeveria shqiptare parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare, përmes një projektligji të depozituar të enjten në Kuvend nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

Drafti i siguruar nga BIRN parashikon gjithashtu që të mbyllë dyert e këtyre komisioneve për publikun përmes interpretimeve evazive për mbrojtjen e të dhënave personale të dëshmitarëve, mbrojtjen e sekretit tregtar, atij shtetëror apo mosdëmtimin e “moralit shoqëror”.

Sipas ligjit aktual “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mjafton kërkesa e 35 deputetëve dhe “Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”.

Por sipas draftit të Felajt, Kuvendi është i detyruar ta ngrejë komisionin në varësi të objektit të tij; kur çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit, kur objekti fokusohet në çështje dhe subjekte konkrete dhe kur ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes.

Përcaktimi i objektit ka qenë në vijimësi mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës, e cila i ka cilësuar kërkesat për komisione hetimore të opozitës si tentativa për të hetuar individë dhe jo çështje që kishin të bënin me zbatimin e ligjit.

Ndonëse komisionet hetimore janë vlerësuar si një mekanizëm në duart e minorancës për të ofruar transparencë, drafti i dorëzuar në Kuvend parashikon një seri rrethanash për mbylljen e dyerve të këtyre komisioneve.

Mbledhje të mbyllura parashikohen gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Ky propozim vjen në dy variante.

Në variantin e parë, publiku përjashtohet nga mbledhjet me vendim të ndërmjetëm në rastet kur përfshihet jeta personale e dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta e tyre ose kur bëhen referenca që lidhen me sekretin e biznesit/ tregtar apo me sekretin shtetëror.

Në variantin e dytë, drafti parashikon mbylljen e dyerve në rastet kur “publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit”.

Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe vetëm nëse komisioni e gjykon të nevojshme. Gjithashtu, ligji i ri detyron  të gjithë anëtarët e komisionit që të mbajnë konfidenciale informacionet që dalin në këto mbledhje të mbyllura.

Duke mbrojtur këto propozime, deputetja Ermonela Felaj tha të enjten për mediat se dëshmitarët nuk mund të trajtohen si të akuzuar. Sipas saj, deputetët që bëhen anëtarë të këtyre komisione mund të shkelin Kodin Penal, sepse nuk e njohin dhe mund ta shndërrojnë komisionin në një organ që nuk është.

“Në Bundestagun gjerman nuk ndodh që të thirren dëshmitarë që janë të akuzës penale pa marrë lejen e prokurorit, ndërkohë në ligjin tonë nuk gjejmë garanci për dëshmitarin,” theksoi Felaj.

Por propozimi i saj kundërshtohet nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që drejtoi komisionin e fundit hetimor parlamentar për aferën e inceneratorëve, i tha BIRN se, dëshmitë nuk kanë pse të mbahen me dyer të mbyllura, as duke iu referuar rastit gjerman.

“Mund të ketë mbledhje të komisioneve me dyer të mbyllura kur shqyrtohet dokumentacion me natyrë sensitive, por ne në rastin tonë, nuk kemi pasur sepse qeveria nuk na dha informacione të tilla,” tha Tabaku.

Propozimet e tjera kanë të bëjnë me kërkesën për prova, që me ligjin aktual ishte e drejtë e çdo anëtari të komisionit.

“Vendimarrja e lidhur me provat, realizohet me vendim të ndërmjetëm dhe si e tillë ajo i nënshtrohet shumicës që kërkon kjo lloj vendimmarrje,” propozon Felaj. E njëjta gjë parashikohet të ndodhë dhe me kërkesën për dëshmitarët.

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverisjen, me pretendimin se ligji në fuqi ka nevojë për rregullime. Rrëzimi i kërkesave për komisionet hetimore parlamentare e ka shtyrë opozitën e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të radikalizojë qëndrimin e vet në Kuvend./BIRN 

komisionet hetimore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet