LIVE UPDATES
Politike

Shtyhet me 12 janar seanca për çështjen 'Partizani'! Malltezi: Zotin Rama e ftojmë të bëhet gati se do pyetet

Pritet të përfundojnë argumentet e mbrojtjes dhe më pas të paraqiten kërkesat për prova, duke qënë se, pala mbrojtëse deklaron se disponon qindra prova, por kërkesa kryesore mbetet marrja në pyetje e Kryeministrit Edi Rama.

22 Dhjetor 2025, 15:26 Nga D.S
Shtyhet me 12 janar seanca për çështjen 'Partizani'!
Jamarber Malltezi

TIRANË- Seanca gjyqësore e radhës për çështjen e 'Partizanit', do të mbahet më 12 janar. Pritet të përfundojnë argumentet e mbrojtjes dhe më pas të paraqiten kërkesat për prova, duke qënë se, pala mbrojtëse deklaron se disponon qindra prova, por kërkesa kryesore mbetet marrja në pyetje e Kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Malltezi theksoi se një nga pikat e akuzës bazohet në një argument që më parë ishte artikuluar si batutë nga gazetari Artan Shkullaku.  Gjithashtu Malltezi u shpreh se Edi Rama duhet të dëshmojë pasi ka ndryshuar tre herë destinacionin e pronës ku u ndërtua kompleksi, si dhe ka kthyer 20 zona të tjera sportive në Tiranë në zona banimi.

"Qesharake, mund të themi komike. Para disa muajsh, para një viti, gazetari Shkullaku pati përmendur një nga këto, e tha me humor në fakt, që tha, shiko, këta mund t'i quajnë Berishës për konflikt i interesit faktin që ka miratuar në vitet '90 një ligj me anë të të cilit të gjithë u bënë pronarë të apartamenteve të kohës së komunizmit. Ai e tha me të qeshur. Do t'i që e kishin futur këtu prokurorët, kemi qeshur me të madhe. Prokurorët në mënyrë që të përpiqeshin, të kishin mundësi se ku të kapeshin, thonin që zoti Malltezi, mbas vitit '92 kur u bë Berisha president, filloi të merrte të drejta pronësore. Pra u bë pronar i apartamentit. Siç u bënë dhe 1 milion shqiptarë të tjerë. Po ne këtë e dinim për humor të Shkullakut.

Në fakt, nënshtrimi politik i prokurores të promovuar nga Taulant Balla shkon deri në përdorimin e groteskut në dokumentet zyrtare. Ka shumë elementë të cilët janë qesharakë, në kuptimin që prokuroria shkruan në akuzë, për shembull, nuk merret vesh pse ka ardhur ky ndryshim ligjor. A thua se duhet t'i merrnin leje prokurores të emëruar nga Taulant Balla, në rast se duhej bërë një ndryshim ligjor apo jo. Nuk ka mbaruar ende, ka pasur vetëm një pjesë, pra gjysmën. Ka kaq shumë elementë të paqenë, elementë të rremë, kanë mbërritur prokurorët që mashtrojnë dhe kanë gënjyer deri në VKM. Domethënë, kurrë nuk e kisha imagjinuar që një prokuror do gënjente. Po kur arrin gënjen deri tek përmbajtja e VKM-së, këtu mund të shikohet se sa të nënshtruar politikisht janë.

Kam mbajtur vetëm pjesën e parë, pjesën kryesore, nuk ka mbërritur ende avokatja tek kërkesat. Më pas do do vijojë në datë 12 janar. Besoj do mbarojnë avokatët e zotit Berisha, pastaj do fillojnë avokatët tanë dhe kërkesat për prova. Kemi me qindra prova, por natyrisht, një nga kërkesat kryesore e para fare, është që të jetë Edi Rama. Ka tetë firma në këtë proces, tre herë ka ndryshuar destinacionin, ka 20 zona sportive të Tiranës që i ka kthyer në zona banimi dhe prokurorët nuk kanë guxuar ta pyesnin. Zotin Rama e ftojmë të bëhet gati se do pyetet edhe për arkitektin se kush e ka caktuar. Ju faleminderit. Faleminderit.", tha Malltezi.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al 

 

 

malltezi dosja partizani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj