Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas hetimeve, Ergys Agasi dyshohet si një nga personat kryesorë që ka koordinuar aktivitetet e paligjshme. Në dokumentet e SPAK rezulton se disa prej pengesave për përfitimet e tyre kanë qenë ish-zyrtarë si Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, i cili dyshohet se u ka krijuar vështirësi për realizimin e kontratave dhe përfitimeve.
TIRANA- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) mbi aktivitetet në AKSHI ka zbuluar dyshime për një skemë të organizuar, ku një grup personash të lidhur me pushtetin përdorte presion, kërcënim dhe pengmarrje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesionet dhe procedurat publike.
Sipas hetimeve, Ergys Agasi dyshohet si një nga personat kryesorë që ka koordinuar aktivitetet e paligjshme. Në dokumentet e SPAK rezulton se disa prej pengesave për përfitimet e tyre kanë qenë ish-zyrtarë si Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, i cili dyshohet se u ka krijuar vështirësi për realizimin e kontratave dhe përfitimeve.
Hetimet tregojnë se Ergys Agasi dhe persona të tjerë, mes të cilëve Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako, përdornin lidhjet dhe ndikimin e tyre për të eliminuar pengesat që u dilnin përpara në mënyrë të paligjshme. Skema e tyre, sipas SPAK, përfshinte emërime në shoqëri private të lidhura me koncesionet, për të siguruar kontroll mbi procedurat publike.
“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja qi robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.
Dosja lidh këtë grup edhe me pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe, pasi sipas hetimeve ai kishte krijuar pengesa përmes ankimimeve të shumta pranë KPP-së, duke bllokuar procedurat e prokurimit pranë AKSHI-t. Hetimet po ashtu kanë identifikuar automjetin e përdorur për pengmarrjen, i cili rezulton në pronësi të një shoqërie private të lidhur me një nga anëtarët e grupit, duke forcuar dyshimet për përfshirjen e Ergys Agasit në këtë ngjarje.
“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosjen e SPAK.
SPAK nënvizon se skema e dyshuar tregon një modus operandi të njëjtë të grupit, që përfshinte përdorimin e ndikimit, dhunës ose kërcënimeve për të përfituar nga kontratat publike dhe për të eliminuar pengesat administrative dhe ligjore.
TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të SPAK për tenderat e AKSH-it. Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se drejt...
Monika Kryemadhi TIRANA- Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokuorisë së...
Besim Kelmendi KOSOVA- Besim Kelmendi i ka kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës ta lirojë nga posti i ushtruesit të detyr...
Ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të shmangi...
Foto Ilustruese TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë ka uruar Klodian Brahon në detyrën e re si kreu i Prokurorisë së...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita është e bindur se kryeministri Edi Rama po b&eum...
Gazment Bardhi TIRANA- 5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, t...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kuvendi duhet të rikthehet në rolin e tij kushtetues si...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se idealet nuk maten me numra dhe se historia ka dëshmuar se ato...