LIVE UPDATES
Politike

Si u "fal" plagosja e drejtorit nga burri i ministres, prokuroria nuk merr për bazë denoncuesin

Sipas argumentit të prokurorisë ngjarja nuk mund të regjistrohet si ‘Goditje për Shkak të Detyrës’ pasi nuk ka ndodhur në vendin e punës të Erik Koshaj por ka shkuar ky i fundit atje ku ndodhej Andrin Ibrahimaj.

30 Prill 2024, 17:25 Nga r.ll
Si u "fal" plagosja e drejtorit nga burri i ministres, prokuroria nuk
delina ibrahimaj

TIRANË- Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila në mënyrë skandaloze ka mbyllur çështjen në ngarkim të burrit të ministres, Delina Ibrahimaj, Andrin Ibrahimaj, goditjen e Erik Koshajt, cilësohet jo si goditje për shkak të detyrës. Institucioni i akuzës së kryeqytetit, nuk merr për bazë dëshminë e denoncuesit Erik Koshaj por të bashkëshortit të ministrises, shokut të tij, Olsi Mëneri dhe një bisedë të vjehrrës së Ibrahimajt me Erik Koshajn. Sipas argumentit të prokurorisë ngjarja nuk mund të regjistrohet si ‘Goditje për Shkak të Detyrës’ pasi nuk ka ndodhur në vendin e punës të Erik Koshaj por ka shkuar ky i fundit atje ku ndodhej Andrin Ibrahimaj.

Në rastin konkret nga provat e administruara në fashikullin hetimor nuk rezulton se ndodhemi para veprës penale "Goditje për shkak të detyrës" e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço" përballë lokalit "Te Bacja", që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzues Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Konflikti fizik midis këtyre shtetasve dhe goditjet nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës, pasi 1. Së pari shtetasi Eri Koshaj në momentin që ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të punës së shtetasit Eri Koshaj.

Dy standardet e prokurorisë së Tiranës, duken qartë kur thotë se ka administruar disa biseda të Erik Koshajt me vjehrrën e Delina Ibrahimajt, ku vjehrra e Ibrahimaj pretendon se Koshaj i ka ofenduar nusen. Mbi bisedën e mamasë së tij është mbështetur dhe dëshmia e Andrin Ibrahimaj dhe argumentimi i Prokurorisë së Tiranës.

Sipas shtetasit Andri Brahimaj, ky i fundit e ka goditur shtetasin Eri Koshaj, për shkak se ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në ëhats up të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj. Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Mëneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Olsi Mëneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra, apo të ketë shtyrë atë që të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj.

Por kontradikta e madhe e prokurorisë së Tiranës qëndron se për dëshminë e Andrin Ibrahimajt dhe argumentimin për mbylljen e cështjes ka marrë për bazë bisedën e nënës së tij Teuta Rino me Erik Koshaj. Por në një tjetër bisedë, sipas vetë prokurorisë, midis Erik Koshit dhe Teuta Rinos vjehrra e Delina Ibrahimajt, duket qartë ndërhyrja për Olsi Mënerin.

Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen Teuta Rino, nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambjent publik kafene. Nga bisedat dy personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që: “Olsin do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet data se kur është kryer regjistrimi i tyre.

Por kalvari i Erik Koshit nuk mund të mbarojë këtu. Prokuroria e Tiranës, pasi e ka mbyllur cështjen duke mos e konsideruar si goditje për shkak të detyrës, i ka lënë mundësinë e artë Andrin Ibrahimajt, që ta padisë për fyerje ndaj bashkëshortes së tij Delina Ibrahimaj, Eris Koshajn. Në mënyrë të cuditshme, Prokuroria nuk ka arritur të provojë goditjen për shkak të detyrës, por ka arritur me bisedwn të vërtetojë fyerjen.

Ndërsa fyerjet e pretenduara nga ana e shtetasit Andri Ibrahimaj, që janë kryer ndaj bashkëshortes së tij, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Fyerja” e parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal. Për sa më sipër ndjekja penale për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, mund të fillojë vetëm me kërkesën në gjykatë të viktimës akuzuese.

Skandali i konfliktit të bashkëshortit të Delina Ibrahimajt me vartësin e gruas së tij, përfshiu dhe Policinë e Shtetit dhe atë të Tiranës. Policia e Tiranës sipas verifikimeve të bëra nga Syri Televizion fshehu këtë ngjarje të rëndë por dhe lejoi burrin e Delina Ibrahimajt të arratisej nga Shqipëria./Marrë nga Syri Tv.

delina ibrahimaj prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj