Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Situata e reshjeve në lumin Drojë/ Salla: Po punohet vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth
Me anë të një postimi në Facebook, Salla shprehet se reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm.
20 Nëntor 2025, 17:40Nga E. D
lumi Drojë
DURRËS- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve në lumin Drojë. Me anë të një postimi në Facebook, Salla shprehet se reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm.
Ai njofton se Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka angazhuar dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth.
Postimi i Andis Sallas:
Reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm. Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka angazhuar dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth. Ekipet mbeten plotësisht të angazhuara dhe në koordinim me autoritetet e zonës, për të rikthyer situatën nën kontroll./Dosja.al