LIVE UPDATES
Politike

"Rama po tallet me pensionistët, u ofron 'petulla me ujë'"/ Blushi: PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale

Më tej si nënvizoi se PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale. Sipas tij, oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve. 

20 Nëntor 2025, 15:21 Nga E. D
"Rama po tallet me pensionistët, u ofron 'petulla me
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Kryeministri Edi Rama po tallet me pensionistët. Me anë të një deklarate për mediat, Blushi theksoi se nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa tu ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe 95 mijë euro në ditë për dy “tigrat” e Bangladeshit që nuk prodhojnë energji.

Më tej si nënvizoi se PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale. Sipas tij, oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve. 

Premtimi i Qeverisë për gjoja rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm nuk është gjë tjetër veçse oferta e “petullave me ujë”, tallja dhe poshtërimi i radhës që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive. Nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa t’u ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe 95 mijë euro në ditë për dy “tigrat” e Bangladeshit që nuk prodhojnë energji.

Pa harruar se 75% të fondit prej 100 milion euro për pensionistët, Edi Rama dhe Belinda Balluku e vodhën me një të rënë të lapsit në aferën e Tunelit të Llogarasë, me “bakshishin” 50 milion euro dhe me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, por që në letra u faturuan 25 milion euro.

E vërteta është se në buxhetin antisocial të miratuar mbrëmë në Kuvend fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%. Ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, Qeveria për vitin e ardhshëm nuk do të indeksojë pensionet me po atë vlerë duke nxitur varfërimin e mëtejshëm të pensionistëve që me rritjen e pritshme të çmimeve do ta kenë edhe më të vështirë jetesën e tyre të mundimshme vitin e ardhshëm.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale, rreth 180 euro, do vijojë të jetë disa herë më e vogël krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pensioni do të jetë mesatarisht 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri ose 335 Euro, në Kosovën me buxhetin dy herë më të vogël se ne, pensionet do jenë dy herë më të larta se ne ose në masën 350 Euro) dhe në Malin e Zi 2.5 herë më e lartë ose 460 Euro.
Kriminale në raport me pensionistët është fakti se para se t’i mashtrojë me premtimin për rritje pensionesh, Edi Rama do duhej së pari t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë dhe që ua ka mohuar për 12 vite: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.

Këto janë paratë që ua ka borxh për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit. Në vend që këto para të shkonin te pensionistët, janë derdhur për t’u vjedhur në projekte e afera korrupsioni, si te Tuneli i Llogarasë, që e detyroi së fundmi Kryeministrin t’i kthejë sytë nga pensionistët të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo të ushqehen me “petulla me ujë” dhe me lugën bosh të propagandës së Qeverisë. Dyfishimi i pensioneve është e vetmja zgjidhje reale dhe e prekshme për pensionistët.

Partia e Lirisë, që këtë kategori e ka prioritet kryesor, propozon: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse. Oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve. Faleminderit!/Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj