Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat, Balliku theksoi se kryeministri, në vend që të merrte përgjegjësi politike dhe të kërkonte dorëheqjen e zëvendëskryeministres, zgjodhi ta trajtojë atë si “dëm kolateral”, duke u fshehur pas institucioneve për të shpëtuar veten.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun. Në një deklaratë për mediat, Balliku theksoi se kryeministri, në vend që të merrte përgjegjësi politike dhe të kërkonte dorëheqjen e zëvendëskryeministres, zgjodhi ta trajtojë atë si “dëm kolateral”, duke u fshehur pas institucioneve për të shpëtuar veten.
Në deklaratë, ai tha se sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten, por sistemi i së keqes qëndron. Në fund, Balliu shtoi se nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit. Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes. Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine. Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë. Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës. Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare./Dosja.al
Evis Berberi TIRANË- GJKKO ka zhvilluar sot seancën paraprake për Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH, i cili akuzoh...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e fundit të GJKKO, ku u shpreh se sot ësh...
Agron Shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme k...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sot pas vendimit të GJKKO-së, i ci...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar sot kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për t&eum...
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme. Vizita e saj në kryeministri ka ardhur pasi GJKK...
Agron Shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të GJKKO0së që pezulloi nga detyra si...
Foto ilustruse HOLANDË- Gjykata e Hagës ka anuluar seancat për muajin nëntor dhe dhjetor, për ish-krekët e UÇK-s&...
Unaza e Madhe TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet nën hetim dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiran&eum...