Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Vizita e saj në kryeministri ka ardhur pasi GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj, që janë pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.
20 Nëntor 2025, 12:30Nga I.A
All - Paragraf - 1
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme. Vizita e saj në kryeministri ka ardhur pasi GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj, që janë pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al