20 Nëntor 2025, 13:12
Nga E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar sot kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme. Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar në lidhje me buxhetin e Bashkisë për vitin 2026.
Këshilli i Bashkisë Tiranë ka kërkoi disa ditë më parë pjesëmarrjen fizike të Erion Veliaj, në mbledhjen e buxhetit të vitit 2026. Kjo kërkesë është firmosur nga 22 anëtarë socialistë, të cilët thonë se pjesëmarja e Veliaj është një domosdoshmëri. Kjo për faktin se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet mbi buxhetin, raportimet vjetore dhe çështjet e administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në detyrë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Në vendimin e GJK-s, thuhet se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim. Gjykata nënvizon se këto janë garanci themelore që çdo organ publik duhet t’i respektojë.
Më tej në vendimin e GJK, thuhet se shkarkimi i një kryetari bashkie, si organ i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, mund të bëhet vetëm në rast të shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjit, gjë që nuk është provuar në rastin konkret. Në arsyetim thuhet se Këshilli i Ministrave nuk ka justifikuar se Veliaj ka kryer një shkelje të tillë të rëndë që të legjitimojë largimin e tij nga detyra.
Në vendim Gjykata thekson se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi. Pra, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër. Po ashtu në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda./Dosja.al
tiranë spak erion veliaj
Politike
20 Nëntor 2025, 12:30
I.A
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme. Vizita e saj në kryeministri ka ardhur pasi GJKK...
Politike
20 Nëntor 2025, 12:26
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të GJKKO0së që pezulloi nga detyra si...
Politike
20 Nëntor 2025, 12:14
E.d
Foto ilustruse
HOLANDË- Gjykata e Hagës ka anuluar seancat për muajin nëntor dhe dhjetor, për ish-krekët e UÇK-s&...
Politike
20 Nëntor 2025, 12:16
I.A
Unaza e Madhe
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet nën hetim dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiran&eum...
Politike
20 Nëntor 2025, 12:08
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka bërë një reagim në lidhje me masat e vendosura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. GJ...
Politike
20 Nëntor 2025, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- GJKKO ka urdhëruar SPAK të regjistrojë denoncimin e kandidatit të PD-së, Aulon Kalaja. Kalaj...
Politike
20 Nëntor 2025, 11:58
I.A
Erald Elezin dhe Gentian Gjyli
TIRANË- Dy zyrtarët që janë lënë në 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Posaç...
Politike
20 Nëntor 2025, 11:48
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuven...
Politike
20 Nëntor 2025, 11:45
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie dhe për dy zyrtarë të tjerë që akuzohen për tu...
Politike
20 Nëntor 2025, 11:13
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dalë me një sqarim në lidhje me konfuzionin që është bër&eum...