8 Qershor 2023, 12:09
Nga f.i
Kurti dhe Sveçla
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë duke shqyrtuar dy faza të masave kundër Kosovës nëse ajo nuk i përmbush detyrimet e saj dhe nuk e deskalon situatën në veri.
Faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit për Këshillin e Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi. Faza e dytë do t'i shihte aleatët e Kosovës që të mbanin një qëndrim pasiv ndaj fushatës së çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.
Në dokument thuhet se “komuniteti transatlantik ka një nevojë jetike për të mos lejuar një tjetër krizë prapa linjave të kontaktit me Rusinë… Me nisjen e planit franko-gjerman, ekzistonte bindja se do të lindnin probleme me palën serbe, pasi një anë kokëfortë dhe jokonstruktive. Askush nuk e priste që do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që me veprimet e veta do të nxiste pasigurinë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet”.
Teksti thekson se komunitetit perëndimor nuk i ka mbetur më durim dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga Qeveria e Kosovës. A është apo jo partner i komunitetit transatlantik?” Aty thuhet se të jesh partner do të thotë përmbushje pa kushte të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë do të thotë pasoja”.
Krahas kritikave ndaj qeverisë aktuale, dokumenti kritikon opozitën në Kosovë dhe i akuzon ata se “nuk e kuptojnë thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikun real për Kosovën”. Aty shtohet se opozita duhet të dalë dhe të deklarohet qartë nëse është apo jo për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në dialog. “Fakti që opozita nuk e bën këtë gjeneron mosbesim dhe projekton oportunizëm."
Së fundi, teksti thotë se “nëse Kosova dështon të përmbushë detyrimet e saj, ajo rrezikon të ardhmen e saj”.
Të pyetur nëse ata ishin në dijeni të dokumentit, një zëdhënës i Komisionin Evropian u përgjigj: “Ne nuk komentojmë për rrjedhjet e supozuara të informacionit dhe në veçanti jo për diçka që pretendon të jetë një dokument i supozuar i një vendi të tretë në lidhje me veprimet e supozuara të BE-së.”
albin kurti non grata
Bota
8 Qershor 2023, 12:53
I.A
Todd Robinson
SHBA- Zyrtari i lartë amerikan, ndihmës sekretari Todd Robinson ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Kosov&eu...
Bota
8 Qershor 2023, 12:30
I.A
Skuadra anti-bombe
MALI I ZI- Ndërtesa e Kuvendit të Malit të Zi u evakuua sot për shkak të raportimit se në atë institu...
Bota
8 Qershor 2023, 12:00
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë me gazetën suedeze “Aftonblade...
Bota
8 Qershor 2023, 11:31
f.i
SHBA- Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk 'Neuralink' mori dritën jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve t&eu...
Bota
8 Qershor 2023, 11:08
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Për më shumë se 15 muaj, Rusia ka zhvilluar një luftë në Ukrainë, të cilën Krem...
Bota
8 Qershor 2023, 11:08
f.i
FRANCË- Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të &nb...
Bota
8 Qershor 2023, 10:18
f.i
permbytjet
UKRAINË- Pesë persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve pas shkatërrimit të hidrocentralit Kakho...
Bota
8 Qershor 2023, 10:06
f.i
Rio De Janero
BRAZIL- Një imazh magjik është kapur nga fotografi Leonardo Sens në Brazil, i cili pas tre vitesh përpjekjesh t...
Bota
8 Qershor 2023, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
Takimi i shumëpritur midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës kryetarit të VMRO-DPMNE-s&eu...
Bota
8 Qershor 2023, 09:53
f.i
diga
UKRAINË- Kurt Volker, ish i dërguari për Ukrainën i administratës amerikane ka pranuar se Rusia qëndron pas shkat&e...