LIVE UPDATES
Politike

"Skandal korruptiv në Tropojë", PD: Rexhë Byberaj, një javë pas arrestit shtëpiak, favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

Balliu tha se kompania e kushëririt të Byberit ka fituar tenderin me vlerë 82,911,061 lekë, pas skualifikimit të 10 kompanive të tjera me oferta më të ulëta për ndërtimin e një rruge që sipas deputetit nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.

11 Gusht 2025, 11:56 Nga r.ll

 

"Skandal korruptiv në Tropojë", PD: Rexhë Byberaj,
klevis balliu

 

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu. Balliu ka denoncuar atë që ai e cilësoi "një tjetër skandal korruptive në bashkinë e Tropojës". 

Ai ka akuzuar kryebashkiakun Rexhë Byberi, se vtëm një vetëm një javë pas daljes nga arresti shtëpiak, ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi.

Balliu tha se kompania e kushëririt të Byberit ka fituar tenderin me vlerë 82,911,061 lekë, pas skualifikimit të 10 kompanive të tjera me oferta më të ulëta për ndërtimin e një rruge që sipas deputetit nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.

"Sipas dokumentacionit të tenderit, rruga kalon përmes Parkut Kombëtar të Valbonës dhe Parkut Natyror të Lumës e Gashit – zona të mbrojtura pyjore të cilat do të pësojnë dëmtime të rënda mjedisore.  Ky projekt shkon drejt një destinacioni absurd: fshati Bradoshnicë, i braktisur prej vitesh, pa asnjë banor të përhershëm dhe me përdorim minimal vetëm gjatë verës. Ndërkohë, banorët e qytetit të Bajram Currit vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse janë lënë në degradim, dhe fshatra të tëra të banuara nuk kanë rrugë të kalueshme.", tha Balliu ndër të tjera. 

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, KLEVIS BALLIU

Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër skandal të rëndë korruptiv në Bashkinë e Tropojës, ku kryetari i saj, Rexhe Byberaj, vetëm një javë pas daljes nga arresti shtëpiak, ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi flagrante.

Më datë 15 korrik 2025, Bashkia Tropojë ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim Rruga Auto Kika – Gjarpri i  Dragobisë – Qafë Paje”, me vlerë 82,911,061 lekë pa TVSH (99,493,273 lekë me TVSH), referencë REF-52709-06-27-2025, procedurë e publikuar në Open Procurement Albania.

Në këtë garë morën pjesë 11 kompani, prej të cilave 10 u skualifikuan, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë BOE GRIALD & INA & VLLAZNIMI me ofertë 63,823,998 lekë pa TVSH (76,588,797 lekë me TVSH). Gjysma e këtij bashkimi operatorësh, kompania Vllaznimi shpk, drejtohet nga Bashkim Byberi – djali i xhaxhait të Rexhe Byberajt – duke krijuar një konflikt interesi të hapur dhe të rëndë.

Skualifikimi i 10 operatorëve të tjerë, përfshirë kompani me oferta dukshëm më të ulëta, tregon qartë se kjo procedurë nuk kishte si qëllim interesin publik, por përfitimin personal të kryetarit të bashkisë.

Më shqetësuese është fakti se ndërtimi i kësaj rruge nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.

Sipas dokumentacionit të tenderit, rruga kalon përmes Parkut Kombëtar të Valbonës dhe Parkut Natyror të Lumës e Gashit – zona të mbrojtura pyjore të cilat do të pësojnë dëmtime të rënda mjedisore.

Ky projekt shkon drejt një destinacioni absurd: fshati Bradoshnicë, i braktisur prej vitesh, pa asnjë banor të përhershëm dhe me përdorim minimal vetëm gjatë verës. Ndërkohë, banorët e qytetit të Bajram Currit vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse janë lënë në degradim, dhe fshatra të tëra të banuara nuk kanë rrugë të kalueshme.

Fakti që Bashkia Tropojë, e zhytur në borxhe, angazhon fonde për tre vite radhazi për një rrugë që “çon tek askush”, tregon se prioritet i vërtetë nuk është zhvillimi, por pasurimi personal dhe justifikimi për lirimin e Byberajt nga burgu.

Partia Demokratike dënon këto akte flagrante korruptive  dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve të monitorimit dhe të prokurimeve publike, nëse ka mbetur ndonjë, që të hetojnë menjëherë këtë aferë, të ndalojnë dëmtimin e pasurisë natyrore dhe të ndëshkojnë çdo zyrtar që abuzon me fondet publike për interesa familjare e klienteliste.

klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj