Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Maqedonci shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cialt sipas tij thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka folur mbi raportet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Maqedonci dha detaje mbi marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa u ndal edhe te vizitat e tij në SHBA.
Maqedonci gjithashtu shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cilat sipas tij thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke pasur një ekip këshillues të NATO-s, i drejtuar nga një gjeneral gjerman, që mbështet ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për objektivat dhe afrimin me NATO-n.
“Kemi një thellim dhe zgjerim të raporteve me SHBA, e veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga koha kur kam marrë detyrën e ministrit para dy viteve, kam pasur tre vizita në Departamentin e Mbrojtjes. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me Asistent Sekretarinn e Mbrojtjes, jemi dakordësuar për rrugën e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Konkretisht, kemi rënë dakord për disa pika ku do të fokusohemi dhe do të punojmë bashkarisht për implementimin e tyre, që Kosova të jetë e vetëqëndrueshme në aspektin e mbrojtjes dhe në të ardhmen të ketë kapacitete të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të saj.
Kemi dakordësuar për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe për pjesëmarrje në misione në vende të huaja, si ajo që kemi bërë në Kuvajt. Po ashtu, kemi dy pika të veçanta: industrinë e mbrojtjes dhe një rritje të bashkëpunimit për përgatitjen e shoqërisë për të reaguar dhe për të mbështetur institucionet e sigurisë për të mbajtur qëndrueshmërinë në rast lufte. Do të kemi një fabrikë shtetërore ushtarake, ku së fundmi kemi pasur një takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve ushtarakë amerikanë me kompanitë tona, ku përveç sektorit publik, po punojmë edhe me sektorin ushtarak privat amerikan, që është një nga prioritetet e kryeministrit dhe për mua personalisht, për të fokusuar këtë industri jo vetëm për vendin, por edhe për eksport.
Natyrisht, SHBA ka satacionuar trupa në Kosovë, jashtë mandatit të KFOR-it, që kanë për qëllim bashkëpunimin bilateral dhe mbështetjen në trajnime. Ushtria e SHBA-së na mbështet edhe me donacione, ku kemi ndërtuar një prej poligoneve më të mira për qitje me armë të lehta, që ka kushtuar 2 milionë euro. Gjithashtu, kemi pranuar një kontigjent automjetesh të blinduara, të cilat janë blerë me një shumë simbolike”, tha Maqedonci.
Sa i përket ecurisë drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonci tha se: “Jemi duke bërë përpjekje për anëtarësim të plotë në NATO. Kosova ka ndërtuar kapacitete ushtarake nga fillimi dhe NATO ka qenë ajo që ka mbështetur krijimin e këtyre kapaciteteve.”
I pyetur nga moderatori Frango Egro për një datë fikse se kur Kosova mund të hyjë në NATO, ai tha se fillimisht është një çështje diplomatike, pasi katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën
“Kemi një çështje diplomatike, sepse katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën. Shpresojmë që shumë shpejt këto vende të kuptojnë se shteti i Kosovës është një realitet, kurse Ushtria e Kosovës është një ushtri profesionale, e gatshme të kontribuojë bashkë me ushtritë e tyre, kudo për paqen dhe sigurinë në botë”, tha Ejup Maqedonci.
pamje nga arrestimi i Ilir Metës TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë ...
albulena haxhiu PRISHTINË- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i paki...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e zhvilluar sot në rrjetet sociale me komentuesit ka pranuar se situata me tu...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një komentuesi në rrjetet socialë, i cili solli në v&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij, iu përgjigjur edhe disa komente lidhur me ndërtiminet pa leje. Nu...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një dekla...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se "Rilindja Urbane 2.0" do të vazhdojë për 4 vjet dhe n...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se po përgatitet nje rregullore kombëtare që do të vendosë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar shkarkime dhe l...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në rrjetet e tij sociale një bashkëbisedim me qytetarët ku ka folur pë...