LIVE UPDATES
Politike

Skandali te Onkologjiku/ Grupi parlamentar i PD-së kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

Pas mbledhjes së grupit në selinë e PD-së, Bardhi u shpreh se Koçiu duhet që të japë përgjigje për skandalin me mjekët te spitali Onkologjik.

26 Qershor 2024, 14:03 Nga I.A
Skandali te Onkologjiku/ Grupi parlamentar i PD-së kërkon
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë të ditur se, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend kanë kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Pas mbledhjes së grupit në selinë e PD-së, Bardhi u shpreh se Koçiu duhet që të japë përgjigje për skandalin me mjekët te spitali Onkologjik.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët.Kërkesa për interpelancë, është dorëzuar sot. Secili nga ata që janë përfshirë në skemë, pasi ka dhe të tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Bardhi.

Shkresa e Plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Lënda: Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Albana Koçiu

Drejtuar: Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Këtu, Zonja Nikolla,

Gjatë ditës së djeshme, opinioni publik shqiptar është përballur me një të vërtetë rrënqethëse dhe shokuese të korrupsionit galopant të Spitalit Onkologjik, pranë “Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”, e cila kalon përmasat thjeshtë të një abuzimi të disa mjekëve dhe stafit mjekësorë në bashkëpunim me subjekte private të fushës së shëndetësisë. Jeta dhe fati i mijëra qytetarëve shqiptarë të diagnostikuar me sëmundje tumorale, shpesh terminale, në vend që të gjenin një trajtim dinjitoz shëndetësor publik, sikundër është zbardhur nga mediat, në fakt janë përballur me një abuzim c’njerzor, duke u trajtuar si plackë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, përfshirë dhe drejtuesen e institucionit, dhe klinikave private.

Duke iu referuar burimeve të medias, të cilët kanë zbardhur pjesë nga hetimi paraprak i Prokurorisë së Tiranës dhe fill pas njoftimit të kësaj të fundit për kërkesën për masë sigurie të së paku 8 personave të përfshirë, opinioni publik mbarë-kombëtar iu dëshmua një pjesë e skemës korruptive dhe abuzive që institucionet publike sic është Spitali Onkologjik veprojnë në kurriz të jetës së qytetarëve. Ndërkohë që gjithë sistemi i Shëndetësisë tashmë prej 11 vite keqqeverisje në vend, përballet me abuzime të njëpasnjëshme duke ofruar një shërbim shëndetësor me kosto të rritura për qytetarët dhe aspak pranë nevojave të tyre.

Është e paprecedentë dhe fyese për qytetarët shqiptar që përgjegjësia të kufizohet vetëm ndaj disa mjekë abuzues, ndërkohë që ky nuk është një rast sporadik dhe i izoluar i korrupsionit pranë Onkologjikut. Prej disa vitesh tashmë media, qytetarë, profesionistë përfshirë edhe mjekë kurajozë kanë ngritur zërin për abuzime të vazhdueshme për barnat e parimbursueshme, për mjekime që nuk ofroheshin, për trajtimin me rreze që deklarohej jashtë funksioni.

LPrandaj kjo përgjegjësi jo vetëm morale por adminsitrative dhe ekzekutive në fakt përfshin në mënyrë të drejtëpërdrejtë vetë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale. Është vetë Ministria që duhet dhe mund të kishte vepruar në kohë pas dhjetra e qindra denoncimesh për abuzime ndër vite. Janë titullarët ndër vite të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, që duhet të kishin vepruar në kohë, për të ndaluar abuzimet ndaj jetës dhe shëndetit që qindra apo mijëra pacientë të Onkologjikut janë përballur cdo vit, në duart e një grupi të korruptuarish dhe abuzuesish për qëllime përfitimi financiar.

Prandaj dhe sot, qytetarëve shqiptarë nuk mund ti ofrohet thjeshtë një deklaratë publike shfajësimi por përballje të përgjegjësive të drejtëpërdrejta që mbart Ministria e Shëndetësisë për rastin në fjalë, duke e nisur nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet kësaj kërkese për interpelancë, dhe duke inkurajuar organin e akuzës për të hetuar mbi mundësinë e përgjegjësive të tjera përfshirë dhe penale.

Në këtë kontekst, kërkesa jonë për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale është domosdoshmëri që vjen nga vullneti i opinionit publik dhe qytetarëve për këtë rast të paprecedentë që kërkon mbatje përgjegjësie të plotë nga institucionet përgjegjëse. Ndaj dhe bazuar në nenin 80, pika 1 e Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë interpelancë urgjente me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Albana Koçiu.

gazment bardhi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj