2 Qershor 2022, 07:37
Nga DOSJA
Bujar Nishani
TIRANË- Përgjatë 2 orëve, në Presidencë, miq, kolegë dhe familjarë i dhanë lamtumirën e fundit Bujar Nishanit, ku ai mbajti postin e kreut të shtetit për 5 vjet. I mbështjellë me flamurin kombëtar, e me karafila të bardhë, i mbajtur nga trupa ceremoniale e gardës e veshur me të kuqe, arkëmorti i ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani u përcoll për në varrezat e Sharrës.
I pari që kreu homazhe në nderim të Nishanit ishte presidenti i vendit Ilir Meta, i cili u shoqërua nga vajza e tij Bora Meta, ndërsa sërish të ndarë shkuan demokratët, Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt. Po ashtu, homazhe në Presidencë kryen edhe socialistët, ata të vjetrit e të rinjtë, ndërsa mungoi vetëm kryeministri Edi Rama për shkak të axhendës, pasi ndodhej në SHBA.
E po ashtu, nuk u pa as ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti në Presidencë dhe kreu homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani, ndërsa ceremoni mori pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Po kështu dhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Ish-Presidenti i gjashtë i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.
Politike
1 Qershor 2022, 23:08
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti Edi Paloka u shpreh se kryeministri, Edi Rama tashmë ishte më i dobët se kurrë politikisht prandaj u ...
Politike
1 Qershor 2022, 23:02
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh keqardhje që opozita nuk propozoi emrin e Majlinda Bregu...
Politike
1 Qershor 2022, 22:37
William Ryerson
SHBA- Ambasadori i parë amerikan në Tiranë William Ryerson ka dhënë një mesazh për klasën poli...
Politike
1 Qershor 2022, 21:12
Foto nga takimi
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me një përfaqësi të komunitetit shqipt...
Politike
1 Qershor 2022, 20:48
Boiken Abazi
TIRANË- Ish-kandidati për deputet Boiken Abazi ka dhënë disa fakte mbi projekt rezolutat në Kuvendin e Shqip&eu...
Politike
1 Qershor 2022, 20:03
Petrit Vasili
TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan kriminale rritjen e çmimeve në Shqipëri. Në nj&e...
Politike
1 Qershor 2022, 19:55
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar një akt mjaft të rëndë mohimin e genocidit...
Politike
1 Qershor 2022, 19:31
Ferit Hoxha
TIRANË- Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha komentoi deklaratën e Presidentit të Rusisë Vladimir Pu...
Politike
1 Qershor 2022, 19:29
Ferit Hoxha
TIRANË- Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. ...
Politike
1 Qershor 2022, 19:27
Ferit Hoxha
TIRANË- Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. ...