LIVE UPDATES
Politike

"Sot u njoftova për një dënim i ri me rregullore të 're'", Meta: "Toka e xanun" nuk e mbulon dot "pushtetin e xanun" me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës

Meta shprehet në postimin e tij në rrjetet sociale, se juristi i IEPV “Jordan Misja” e ka njoftuar së për 14 ditë është ndaluar nga ushtrimet fizike të përbashkëta. 

10 Korrik 2025, 17:42 Nga r.ll
"Sot u njoftova për një dënim i ri me rregullore të
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë nga burgu se ditën e sotme është njoftuar për një dënim të ri që ishtë vendosur sipas tij, bazuar në një rregullore të re. Meta shprehet në postimin e tij në rrjetet sociale, se juristi i IEPV “Jordan Misja” e ka njoftuar së për 14 ditë është ndaluar nga ushtrimet fizike të përbashkëta. 

Argumenti për këtë dënim, sipas Metës ishte se kishte shkelur një pikë të rregullores që thotë se nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Rasti në fjalë ishtë një komunikim  përmes telefonit të avokatit Kujtim Cakrani me gazetaren Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Ndërsa sjell në vëmendje një tjetër dënim për të njëjtën arsye, Meta shprehet se tashmë duhet "leje e posaçme" për komunikimet e tij. Ai shkruan më tej se fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon si personi që qëndron pas arrestimit dhe mbajtjes së tij në burg, e tregojnë sjelljet "kriminale" ndaj komunitetit të Thethit.

"“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës. Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.", shkruan Meta ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

Dënim i ri me rregullore të "re". 

Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”. Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.

Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.
Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz criminal të fabrikuar me shpifje dhe kallzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.
“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.
Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.

 

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj