LIVE UPDATES
Politike

SPAK kërkon arrestimin e tij, BIRN: Fundjavat e luksit të Arben Ahmetajt me paratë e inceneratorëve

Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano.

18 Korrik 2023, 14:58 Nga A.B
SPAK kërkon arrestimin e tij, BIRN: Fundjavat e luksit të Arben
Arben Ahmetaj

Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financuan përmes biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë, jetën luksose të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të gruas, të shoqes dhe të kushërirës së shoqes, krahas zyrtarëve të shumtë socialistë.

Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë. Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme, përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

Ish-ministri Damian Gjiknuri rezulton përfitues në dy raste nga karta e Zotos, i cili duket se ka funksionuar si bankomat për udhëtimet e biznesit apo të qejfit ndërsa Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi. Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes specifike nëse i njihte apo i kishte takuar të dy biznesmenët. Gazheli nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi. Prokurorët kanë llogaritur se në total, për rastet e identifikuara, Zoto e Mërtiri i kanë paguar Ahmetajt gjithsej 34 mijë euro për udhëtime, përfshirë fundjava në Milano, pushime familjare në Rivierën Franceze apo pushime në Greqi, Rumani e Austri. Shpenzime të tjera për udhëtime të familjes rezultojnë të jenë paguar nga një shok fëmijërie i Ahmetajt.

Shoku i fëmijërisë u punësua në një ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit, një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie. Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017. Në korrik 2013, pasi socialistët patën fituar zgjedhjet dhe pritej të merrnin pushtetin, Ahmetaj dërgoi të dashurën e tij dhe kushërirën e të dashurës në një udhëtim katër ditor në Milano dhe në Monako.

Klodian Zoto pagoi përmes një karte bankare akomodim në dhomë Deluxe në hotelin Principe di Savoia me çmim rreth 400 euro nata. Sipas të dhënave të dërguara nga hoteli për drejtësinë italiane, e cila iu përgjigj një kërkese për ndihmë të ndërsjellët juridike të prokurorisë shqiptare, në total Zoto pagoi për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën 1535 euro për qëndrimin e tyre në Milano. Në dy ditët që pasuan, Ahmetaj dhe Hoxha qëndruan në Hotel Hermitage në Monako. Policia e Monakos i raportoi drejtësisë shqiptare se Klodian Zoto pagoi 1396 euro për të dy, ndërsa rezervoi një dhomë më vete për kushërirën e Hoxhës. Udhëtimi nga Milano për në Monako u bë me një makinë me qira, me Ahmetajn në timon, sipas dëshmisë së kushërirës. Në total, vëren prokuroria, fundjava e gjatë kushtoi 4553 euro në hotele, pa llogaritur kostot e tjera të mundshme.

Hoteli Principe di Savoia është vendi ku, sipas të dhënave të mbledhura nga prokuroria, një qëndrim dyditor mund të kushtojë mbi 1600 euro dhe ku vetëm mëngjesi kushton 90 euro. Prokuroria vëren gjithashtu se ky është hotel që duket se i ka pëlqyer veçanërisht shumë Ahmetajt, pasi është kthyer në të për të bujtur me shtetasin Mirel Mërtiri. Sipas SPAK, më 20 qershor 2014, Ahmetaj, në këtë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u rikthye në Milano me zonjën Hoxha në hotel Principe di Savoia. Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, e cila ishte pronarja ‘de jure’ e incineratorit të Elbasanit, qëndruan në të njëjtën datë në hotelin Principe di Savoia. Dhoma e Mërtirit, një apartament me vlerë 1600 euro, u prenotua me kartën e Klodian Zotos por u pagua cash nga Mërtiri.

Në vitin 2015, në një fundjavë tjetër në Milano, kësaj here në Armani Hotel kushtoi 2024 euro vetëm dhoma dhe pak pije për Hoxhën dhe Ahmetajn. SPAK dyshon se udhëtime të tilla nuk ishin vetëm për qejf por edhe për biznes. Ata vërejnë se në rastet kur Zoto paguante fundjava për Ahmetajn, Mërtiri, njeriu hije i incineratorëve, i cili duket se nuk mban kartë krediti dhe pëlqen të paguajë cash, gjendej duke udhëtuar të në njëjtat destinacione.

Për shembull, në shtator 2015, Ahmetaj niset për një udhëtim pune në Paris. Në të njëjtat data, në Paris, karta e Klodian Zotos përdoret për të paguar 383 euro hotel, 434 euro restorant, dhe 750 euro për një subjekt tregtar të quajtur Crazy Horse. Prokurorët e SPAK vërejnë se “nga verifikimet në Google rezulton të jetë kabare në Paris”. Në gusht 2016, ndërsa punët po ecnin mbarë në Shqipëri me kontratën e koncesionit të Elbasanit dhe koncesionin e Fierit, Zoto dhe Mërtiri duket se fusin dorën thellë në xhep për të paguar udhëtimin më të shtrenjtë të identifikuar nga prokurorët për veten dhe për familjen e Ahmetajt me bashkëshorten e tij.

Hoteli dhe SPA Tiara Miramar me pesë yje gjendet në Cote d’Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe, i famshëm për turizmin e luksit. Mes datave 3 dhe 9 gusht 2016, në këtë hotel u prenotuan dy dhoma Prestige me pamje nga deti dhe dy dhoma Junior Suite me pamje nga kopshti. Prokuroria vëren se shtetasja Albina Mançka, nga emaili i saj i punës, njofton hotelin se pagesa do të bëhet nga Mirel Mërtiri. Mërtiri ia përcjell emailin me të dhënat e pagesës Klodian Zotos. Hoteli për Ahmetajn dhe bashkëshorten, fëmijët e tyre si dhe Mërtirin me partneren e tij Stela Gugallja dhe fëmijën e tyre kushtoi në total mbi 19 mijë euro, të cilat u paguan nga Zoto me transfertë bankare.

Niveli i hoteleve të Ahmetajt duket se u përmirësua më tej në vijim. Në shtator të atij viti, dy ditë qëndrimi të tij dhe Hoxhës në hotelin Mandarin Oriental Milan kushtuan 2730 euro. Në prill të vitit 2017, një fundjavë tjetër me Hoxhën dhe kushërirën e saj kushtoi 4564 euro, sërish të paguara nga karta e Zotos. Ndërsa në korrik të atij viti, një udhëtim për në Rumani, në të cilin merrnin pjesë Ahmetaj, Mërtiri, Leonard Mene, (kunati i ministrit dhe drejtor në ministri) dhe Artan Gjoka, shok i ministrit dhe drejtor i kompanisë shtetërore në likujdim Petrol Alba, qëndruan në JW Mariot në Bukuresht për tre net. Fatura e hotelit u pagua cash nga Artan Gjoka, mësohet nga përgjigjja që hoteli i dha autoriteteve gjyqësore rumune, të cilat iu përgjigjën një kërkese për ndihmë juridike të ndërsjellët të prokurorisë shqiptare. Fatura totale, 2534 euro.

Ky duket se ishte udhëtimi që solli probleme zinxhir për pjesëmarrësit. Më 16 korrik 2017, ndërsa po ktheheshin me makinë nga Rumania, një aksident në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut vërtetoi për herë të parë publikisht dhe ligjërisht lidhjen miqësore mes Mirel Mërtirit, njeriut që nuk shfaqet në shumë dokumente zyrtare biznesi dhe që duket se vepron përmes Klodian Zotos dhe bashkëjetueses së tij Stela Gugallja, dhe Arben Ahmetajt. Një investigim i vitit 2020 i BIRN hetoi skemën e incineratorëve, ndërsa një konflikt që duket se lindi më vonë mes Zotos dhe Ahmetajt solli telashe të mëtejshme për ish-zëvendëskryeministrin.

Zoto vijoi të bëjë bankomatin për Ahmetajn përgjatë viteve 2019 e 2020, kur bashkëshortja e tij, Albina Mançka duket se vendosi të rinovojë një apartament te pallati i Shallvareve, ku ka banuar më herët edhe ish-kryeministri Fatos Nano në kate pa leje. Gjatë punimeve të rinovimit, ndërsa Mançka viziton qendra tregtare për blerje materjalesh, të tilla si hidrosanitare, parkete apo mobilje, ajo i kërkon shitësve që t’i lëshojnë faturat për llogari të subjektit me NIPT L02302032C. Prokuroria thotë se mbi 2 milionë lekë u paguan nga ky NIPT, i cili i përket kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos. Për shembull, te kompania Brunes u porositën hidrosanitare me vlerë mbi 4500 euro.

Megjithatë, prokuroria vëren se kostoja totale e rinovimit, mbi 3 milionë lekë, për të cilat Mançka dhe Ahmetaj akuzohen se nuk i kanë deklaruar në deklaratat periodike vjetore të pasurisë, nuk u pagua në tërësi nga Zoto. Në maj 2020, Mançka njofton një nga furnitorët se nuk duhet të lëshojë më fatura për kompaninë e Zotos. Në verën e atij viti, Zoto i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t’i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Për arsye jo të qarta, duket se Zoto ndërpreu pagesat për Ahmetajn në maj dhe filloi të grumbullojë materjale kompromentuese për shokun e tij, të cilat në dhjetor të vitit 2022 rrodhën në media. Konflikti duket se i ka dërguar si Zoton, ashtu edhe Ahmetajn, në arrati, të përndjekur nga akuzat për pastrim parash dhe korrupsion, krahas falsifikimit të dokumeteve dhe deklarimit të rremë të pasurisë./Reporter.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë