Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Eduart Ndreca tha se studentët kanë të drejtë dhe se i "gozhdojnë" me argumenta, por shtoi se sërish ai do ta votojë "pro".
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca nuk i ka fshehur kritikat e tij për projektligjin e përgatitur për të mbajtur diplomën e studentëve të Mjekësisë për 5 vite pas diplomimit. Në fjalën e tij në Komisionin e Edukimit, Ndreca tha se studentët kanë të drejtë dhe se i "gozhdojnë" me argumenta, por shtoi se sërish ai do ta votojë "pro".
"Ne na thuhet se ka pasur dy tryeza konsultimi me studentët, të cilat ju i mohoni. Fakti që këtu na vijnë disa studentë dhe na thonë që mungon diskutimi, ne atëherë duhet ta besojmë këtë dhe nuk kemi pse ta fshehim. Qeveria nuk e ka marrë këtë nismë thjesht për të bërë një projektligj, Ministria e Arsimit duhet të zgjidhë në raport me ju, që tju bindë me kushtet që ju kërkoni për të qëndruar. Unë e kam kundërshuar, ia kam thënë dhe ministres, që dua që ditën që fëmija im të diplomohet, ta shoh me diplomën në dorë.
Gjithçka që ka ardhur në këtë pikë, është për shkak të një mungese diskutimi mes palëve, fajin për të cilën e ka Ministria e Arsimit. Do vijë koha që ne të marrim të njëjtat masa, për inxhinierët, mësuesit, nëse nuk krijojmë kushte të përshtatshme punësimi, duke nisur me pagesat. Unë do ta votoj projektligjin si pjesë e mazhorancës, por do ta votoj me bindjen se nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur.
Ka shumë raste që ju të gozhdoni. Ajo që unë iu bëj thirrje është që gjuhën fyese ndaj institucioneve duhet që të shmangni. Ata që e kanë hartuar këtë ligj janë specialiste të mirëfilltë...mund të jenë edhe socialistë. Ndoshta janë nxituar dhe nuk kanë marrë kontakt me grupin e prekur të interesit. është e logjishme që ju të dëgjoheni për gjithçka që thoni. Pastaj...,"-tha Ndreca në fjalën e tij.
Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.
Gazment Bardhi TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës për ...
Fredi Beleri HIMARË- Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, euro...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër-kontolle pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit A...
Sali Berisha TIRANË- Për kryetarin e PD-së Sali Berisha, koka e inceneratorëve është Rama dhe Agaçi. Në emisioni...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në kohën e qeverisjes së tij, ka p...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk është shpallur ende n...
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama TIRANE- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimit jofo...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se vendim...
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u takua me disa prej liderëve të vendeve të Rajonit në Tiranë, n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një sekuenc&eu...