LIVE UPDATES
Politike

"SPAK të na bëjë të ditur se kush është 'Lali Eri'"/ Këlliçi: Ja çfarë i kam kërkuar prokurorisë për dosjen 5D

Ai tha se SPAK duhet të hetojë dhe të nxjerrë një faturë se sa është dëmi që i kanë krijuar shtetit dhe të gjitha pronat dhe asetet e përfituara të konfiskohen të sekuestrohen dhe t’i kthehen shtetit shqiptar.

25 Nëntor 2024, 20:30 Nga r.ll

 

"SPAK të na bëjë të ditur se kush është
belind kellici

 

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për paraqitjen e tij të sotme në SPAK ku tha se dha detaje të lidhje me hetimet ndaj dosjes 5D dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi ka theksuar se ka ndejtur gati 2 orë në SPAK, ku ka kërkuar të bëhet publike për njerëzit se kush është ‘Lali Eri’ i cili del në komunikimet private të punonjësve të kompanisë 5D.

I ftuar në Syri Tv, ai tha se SPAK duhet të hetojë dhe të nxjerrë një faturë se sa është dëmi që i kanë krijuar shtetit dhe të gjitha pronat dhe asetet e përfituara të konfiskohen të sekuestrohen dhe t’i kthehen shtetit shqiptar.

"Jam thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit që ka çështjen nën hetim, Klodian Brahon. Kam pasur një seancë gati 2 orë në lidhje me 5D. Kam bërë të qartë që vendimi i GJKKO që është dhënë para pak muajsh në raport me këtë dosje, që kërkon trajtimin e këtij grupi si ‘grup i strukturar kriminal’, marrjen në pyetje të shtetases Jona  Beko, e cila në komunikime private me punonjës të tjerë të 5D, thoshte që te hoteli 50 milionë euro ka aksionet ‘Lali Erin’ në Durrës.

I kam kërkuar SPAK të na bëjë të ditur se kush është ‘Lali Eri’. Nëse ka mbetur ndonjë shqiptar që nuk e di. Kam kërkuar të hetohet procedura e marrjes së titullit të pronësisë në të treja fushat ku 5 drejtorët e 5D kanë marrë me firmën e Veliajt 3 leje ndërtimi. Kemi informacione që është manipuluar e gjithë procedura dhe titujt e pronësisë.

Kam kërkuar të hetohet roli i titullarit të autoritet kontraktor në Bashkinë Tiranë që ka firmosur një pjesë të 46 tenderave që kam kapur unë për 5D. Deri në 2021 ka qënë Erion Veliaj personi që firmoste tendera për drejtorët e vetë dhe pas 2021 ka qënë Arbjan Mazniku, ish-zëvendëskryetar i Bashkisë Tiranë. Kam kërkuar të hetohet roli i tyre dhe e gjithë procedura që kanë ndjekur ata.

Kam kërkuar të ndiqet paraja. Për sa kohë që kemi një dëm të buxhetit të shtetit, kjo e gjitha si skemë financiare ka një faturë që i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe i kam kërkuar me ngulm SPAK që të hetohet sa është kjo faturë dhe të gjitha pronat dhe asetet e përfituara nga këta keqbërës zyrtarë të konfiskohen të sekuestrohen dhe t’i kthehen shtetit shqiptar.", tha Këlliçi. 

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj