LIVE UPDATES
Politike

Berisha kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Të përshpejtohet shqyrtimi për heqjen e masës së arrestit

Berisha e ka paraqitur kërkesën përmes avokates së tij Klodiana Gjyzarit. 

25 Nëntor 2024, 18:22 Nga r.ll
Berisha kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Të përshpejtohet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në Gjykatën Kushteutese përshpejtimin e gjykimit të kërkesës për heqjen e masës së arrestit. Berisha e ka paraqitur kërkesën përmes avokates së tij Klodiana Gjyzarit. 

"Në interes të pluralizmit zgjedhësve duhet t`u ofrohen disa alternativa dhe opozita duhet të ketë kushtet që të paraqesë alternativën e saj para zgjedhësve pa pengesa. Vazhdimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimet objekt kundërshtimi cënon jo vetëm lirinë personale të kërkuesit, por kufizon të drejtën e tij të organizimit, të shprehjes, të përfaqësimit real të një alternative tjetër para zgjedhësve.", thuhet ndër të tjera në kërkesë. 

Kërkesa e Berishës vjen pasi Gjykata e Strasburgut ka pranuar padinë e tij kundër vendimit të SPAK për masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’. Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut ka vendosur ta kalojë çështjen me përparësi, për vetë rëndësinë që paraqet kjo çështje për demokracinë dhe Shqipërinë  Gjykata e Strasburgut e ka klasifikuar si rast “leading” pra të rëndësishëm dhe se e kanë komunikuar shumë shpejt, duke pasur parasysh se nuk ka ende as shterim të mjeteve të brendshme. Çështja ka të bëjë me kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për rishikim gjyqësor të arrestit të tij shtëpiak.

KËRKESA E PLOTË DREJTUAR GJYKATËS KUSHTETUESE: 

KËRKUES: Prof. Dr. Sali BERISHA, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, në adresën: Rruga "Mustafa Matohiti", ndërtesa nr.36, hyrja 1/036, me nr. personal E40701031R, i mbrojtur sipas prokurës së posaçme nr.rep 1088, nr.kol.495/1, date 23.07.2024 nga av.Klodiana Gjyzari, nr. liçence 12079, nr. NIPT M 37002201N, adresë elektronike [email protected], nr. tel. 0694077644.

OBJEKTI:  Përshpejtimin e shqyrtimit të gjykimit të Kërkesës Kushtetuese, regjistruar prane Gjykatës Kushtetuese më datë 18.11.2024

E Nderuar Znj. Kryetare!

Kërkuesi Prof. Dr. Sali BERISHA, aktualisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka paraqitur Kërkesë Kushtetuese, kundër Vendimeve nr.520 datë 30.12.2023 dhe Vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, Vendimit nr.15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe Vendimit nr. Nr. 00-2024-667 i Vendimit (94) datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës  së Lartë kërkesë e cila është regjistruar më datë 18.11.2024.

Shkaqet e për të cilat kundërshtohen vendimet gjyqësore të mësipërme kanë të bëjnë me shkeljen dhe mosrespektimin e parimeve të Demokracisë, të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësisë shoqërore, pluralizmit, që janë bazat e shtetit (neni 3 i Kushtetutës). Vendimet cënojnë parimin e ligjshmërisë, si dhe të ndarjes së pushteteve. 

Kushtetuta jonë parashikon që qeverisja bazohet mbi një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta dhe sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Cënimi i sovranitetit popullor, mosrespektimi i vullnetit të tij të shprehur nëpërmjet zgjedhjeve është shkelja më e rëndë që parashikon Kushtetuta, pasi shkelen nenet 1 dhe 2 të saj.  Për shkak të vendimeve gjyqësore objekt ankimi, Kërkuesi nuk kryen dot shërbimin për të cilin është zgjedhur, pasi pengohet të përfaqësojë zgjedhësit.

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 48/2024 është shprehur se: “42. Koncepti i mandatit parlamentar përmban detyrimin e përfaqësimit real të zgjedhësve. Populli merr pjesë në vendimmarrjen parlamentare nëpërmjet tërësisë së anëtarëve të tij dhe për këtë qëllim duhet të garantohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve në vendimmarrje sipas kuadrit kushtetues. Sipas Gjykatës, vetëm duke qenë plotësisht efektiv, pra i përfaqësuar tërësisht me të gjithë anëtarët e tij, parlamenti mund të realizojë funksionin e tij demokratik. Nëse një deputet, për arsye të ndryshme, ndalohet ose pengohet të ushtrojë funksionin e tij si pjesë e parlamentit, atëherë cenohet parimi i përfaqësimit, si dhe raporti shumicë/pakicë i vendosur nga vullneti i zgjedhësve dhe që duhet të gjejë patjetër pasqyrim në parlament gjatë gjithë legjislaturës (shih vendimet nr. 1 datë 16.02.2022; nr. 44, datë 07.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).”

Për shkak të efekteve të vendimeve gjyqësore objekt kundërshtimi, të drejtat kushtetuese që kanë cënuar, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë, shqyrtimi i Kërkesës Kushtetuese të ankuesit, merr rëndësi të veçantë jo vetëm për atë si individ, por edhe për zgjedhësit që ai përfaqëson, si dhe për forcën politike, udhëheqës i së cilës është, e cila është e vetmja forcë opozitare, që ushtron efektivisht kontrollin e veprimtarisë së qeverisë.

Është ne interes të Demokracisë dhe Pluralizmit, që të ekzistojë një forcë opozitare dhe shteti duhet të mbikqyret që të mos cënojë të drejtën e shprehjes, organizimit dhe përfaqësimit të forcave opozitare, të mos përdorë të drejtat që i ka dhënë Kushtetuta dhe Konventa, me qëllim që të përqëndrojë pushtetin. Bazuar në sa më lart, Kërkesa Kushtetuese e paraqitur nga z.Sali Berisha ka rëndësi jo vetëm për atë si individ por edhe për publikun. Nje pjesë e shkaqeve të tij ankimore janë parashtruar në Kërkesën Kushtetuese të 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të cilën Gjykata Kushtetuese është shprehur me vendimin nr. 273 datë 20.12.2023 për mosmarrjen ne shqyrtim të tyre, që provon interesin e opozitës në marrjen në shqyrtim të Kërkesës Kushtetuese të z.Sali Berisha.

Përveç sa më lart, siç konstatohet nga datat e vendimeve objekt kundërshtimi, organet gjyqësore kanë vepruar me vonesë në vendosjen në dispozicion të vendimeve gjyqësore, duke shkaktuar vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit ndaj tyre, për pasojë është zgjatur gjendja e paligjshmërisë. Efektivisht kërkuesi deputeti Z.Sali Berisha nuk ushtron mandatin për të cilin është votuar që prej datës 30.12.2023, pra zgjedhësit që e kanë votuar janë të papërfaqësuar përfafërsisht për 1/4 e periudhës legjislative për të cilën është zgjedhur. Kërkuesi ka paraqitur kërkesë për t`u lejuar të marrë pjesë në sesionet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkesa të cilat i janë refuzuar nga organi procedues dhe kërkuesi ka ezauruar dhe të treja shkallët e ankimit gjyqësor ndaj vendimit të refuzimit.

Po ashtu periudha para nesh është përiudhë parazgjedhore. Në interes të pluralizmit zgjedhësve duhet t`u ofrohen disa alternativa dhe opozita duhet të ketë kushtet që të paraqesë alternativën e saj para zgjedhësve pa pengesa.

Vazhdimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimet objekt kundërshtimi cënon jo vetëm lirinë personale të kërkuesit, por kufizon të drejtën e tij të organizimit, të shprehjes, të përfaqësimit real të një alternative tjetër para zgjedhësve.

Si i vetmi Institucion që kryeni interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, për shkak të drejtave që janë në diskutim, si dhe interesin publik në shqyrtimin e Kërkesës Kushtetuese të z.Sali Berisha, kërkojmë:

Caktimin një  date sa më të shpejtë të gjykimit të Kërkesës Kushtetuese të regjistruar më datë 18.11.2024 të kërkuesit z.Sali Berisha.

Me respekt

KËRKUES

Prof. Dr. Sali BERISHA

Nëpërmjet av.Klodiana GJYZARI

sali berisha gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet