LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Raporti i OSBE-ODIHR thekson se në shqyrtimin e krimit elektoral, SPAK-u i partisë ishte indiferent

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se raporti thekson se në vitin elektoral u arrestuan 3 liderët e partive kryesore opozitare.

3 Nëntor 2025, 16:23 Nga E.d
Berisha: Raporti i OSBE-ODIHR thekson se në shqyrtimin e krimit elektoral,
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, thekson se në shqyrtimin e krimit elektoral, SPAK-u ishte indiferent. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se raporti thekson se në vitin elektoral u arrestuan 3 liderët e partive kryesore opozitare.

Berisha tha se raporti tregoi se krimi i organizuar ishte aktiv në zgjedhje në qytetet si Elbasani, Durrësi, Lezha dhe një seri rrethesh tjera. Në fund, Berisha tha se raporti, në mënyrë të përsëritur theksoi se partia e pushteti përdori pa kufij resurset njerëzore, financiare, logjisitke, vendimarrëse për të ndryshuar dhe krijoi fushë të pabarabartë në zgjedhje. 

"Kështu që, këtë analizë që bëjmë, ne u paraqesim anëtarësisë sonë një përmbledhje të shkurtër, sigurisht se, të gjatë e ka cilido ta gjejë, të të gjitha këtyre gjetjeve, dhe krahas tyre rezolutat ndërkombëtare të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Ajo që është specifikë, dhe unë e vlerësoj shumë, sepse midis rezolutave partiake dhe raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR ngjashmëria është pothuajse e plotë. Se mund të thotë kush që, këto rezoluta janë linjë partiake, por nuk thotë dot kush kurrë se 300 vëzhgues me kryesim të përfaqësuesve të Këshillit të Europës të Parlamentit të Europës, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kanë linja partiake.  Në këtë kuadër, raporti thekson se në vitin elektoral u arrestuan 3 liderët e partive kryesore opozitare, atë që theksojnë rezsolutat. Raporti thekson se, në shqyrtimin e krimit elektoral Skapi i partisë ishte indiferent. Nuk i shqyrtoi, çka përbën një damkë madhore në qëndrime ndaj lirisë së votës, por në qëndrime ndaj themilit të demorkacisë, themelit të vlerave. Raporti ndërkombëtar, thashë, është i rëndësisë së jashtëzakonshme që shpreh me terminologji të institucioneve ndërkombëtare ato që shprehin rezolutat e mëparshme. Krimi i organizuar, thotë raporti, ishte aktiv në zgjedhje, në Elbasan, Durrës, Lezhë dhe një seri rrethesh tjera.

Rikujtoj këtu një deklaratë, të deputetit të nderuar Michael Gahler që është referent, është koordinator i grupit parlamentar të PPE. Ai deklaroi para asamblesë politike të PPE se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin. Raporti i OSBE/ODIHR fakton se ligji elektoral i vendit u shkelmua në dhjetëra, qindra e mijëra herë. Janë të evidentuara. 4530 aktivitete në kundërshti me ligjin. Dhe këto, për Altin Troplinin nuk përbëjnë shkelje ligji, përkundrazi, si tha në parlament, nuk kemi gjetur tha. Raporti pasi denoncon patronazhistët famëzinj, këtë polici të urryer të votës së lirë së shqiptarëve, e damkos si një zhvillim që nuk pajtohet me parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira. Për Altin Troplinin nuk ka rëndësi parimet ndërkmbëtare të zgjedhjeve, ka rëndësi statuti i PS dhe platforma e Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Raporti, në mënyrë të përsëritur thekson se partia e pushtetit përdori pa kufij resurset njerëzore, financiare, logjisitke, vendimarrëse për të ndryshuar dhe krijoi fushë të pabarabartë në zgjedhje. Krijoi zgjedhje të pabarabarta. Shkeli parimin më themelor. Pra, shkeli parimin e kushteve të barabarta në garë. Po, pse u mor e pandehur Balluku? Se shkeli barazinë në tendera. Për Altin Troplinin të shkelësh barazinë, në fenomenin më shoqëror që janë zgjedhjet e përgjithshme, nuk përbën problem. E kuptoni, të dashur qytetarë dhe qytetare se çfarë është ky? Ç’janë këta? E vërteta është se, është në meritën e madhe të atyre vëzhguesve dhe drejtuesve t ëtyre, që pikërisht tek kjo çështje që është më themelorja, ata ndahen dhe rikthehen sa herë që kanë analizuar njëri pas tjetrit faktorët që e bënë garën të pabarabartë," tha Berisha./Dosja.al

spak osbe-odihr raporti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj