LIVE UPDATES
Politike

PD-PL kërkojnë rikthimin e 4 deputetëve për mocionin e debatit, Bylykbashi e Vasili: Kuvend me dy standarte, Spiropalin nuk e përjashtuan

Vasili hapi videon ku Rama dëgjohej të thoshte ‘gruas e familjes time i ha atë që s’thuhet’ dhe tha se për të njëjtin fjalor, duhej të përjashtohej dhe vetë kreu i qeverisë.

1 Mars 2023, 10:48 Nga F.M
PD-PL kërkojnë rikthimin e 4 deputetëve për mocionin e
Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili e ka konsideruar dyfytyrësi mospërjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga Kuvendi, pas përplasjeve që patën me të seancën e fundit plenare. Në një deklaratë nga jashtë Kuvendit, Bylykbashi tha se ky vendim tregon se maxhoranca vepron me dy standarte, pasi shumë deputetë të Opozitës janë përjashtuar për të njëjtën arsye. I ndodhur krah Bylykbashit, Vasili hapi videon ku Rama dëgjohej të thoshte ‘gruas e familjes time i ha atë që s’thuhet’ dhe tha se për të njëjtin fjalor, duhej të përjashtohej dhe vetë kreu i qeverisë.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Oerd Bylykbashi: 11 deputetë të parlamentit të Shqipërisë kërkuan ditën e premte përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin znj.Spiropali, për gjuhën e papranueshme të saj në seancën e fundit ndaj deputetëve të Shqipërisë. Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është marrë vendimi nga parmalenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren Kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë.

Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumenta që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqsore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton. Pra, Edi Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, kërkojmë qe parlamenti të hetojë deri në fund. Këtë kemi kërkuar, për këtë jemi përjashtuar tashmë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të ciilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrsinë dhe dy standartet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët.

Petrit Vasili: Vendimi i fundit është pikërisht ai vendim që përpara syve tuaja tregon çfarë standartesh ka. Ju e dini më se miri që në parlamentin e Shqipërisë ne kemi pasur një kryeministër (nxjerr videon e Ramës ku dëgjohet të thotë ‘gruas time dhe familjes time i ha atë që s’thuhet’) gojëpisët. Një tjetër përdor vdekjen, por për këta nuk ka dënim. Të njëjtin provokim e bën dhe Balla i grupit. Sa herë që flasin në emër të qytetarëve, këta janë për t’i vjedhur qytetarët. Rasti i fundit me këtë Spiropalin që edhe Don Kishotin e bën shqiptar se aq kulturë ka, është dëshmi e qartë e dyfytyrësisë së këtyre. Kjo ka ardhur sepse duhet të fshihet Rama që të mos japë hesap për McGonigal. Për të mos parë në sy kthimin e një çerdheje mafioze këtë Kuvend. Rama-Nikolla-Balla janë nën akuzë publike për marrjen peng të këtij parlamenti. Asnjë procedurë nuk bëhet më në Kuvend, ata kanë vetëm një tutor mbi vetëm mafian dhe oligarkët. Ndaj protestat kanë vetëm një objektiv, rikthimin e këtij parlamenti. Ky është standarti i mafiozëve.

Pyetje: Seanca do të zgjasë 24 orë, ju në 3 mars do të jeni vetëm në protestë apo do të shkoni dhe në parlament?

Oerd Bylykbashi: 3 marsi është seanca për kulmimin e kësaj të keqeje që lidhet drejtpërdrejt me autokracinë e pushtetit të Ramës. Afera McGonigal është e lidhur drejtpërdrejt me qëllimi ne Ramës për të goditur opozitën.

Opozita kërkoi përjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga seancat plenare me argumentin se ka shkelur etikën me gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit në Kuvend, por Sekretariati i Etikës e rrëzoi këtë kërkesë. Opozita ka kërkuar gjithashtu që të hiqet masa e pezullimit për deputetët e përjashtuar në mënyrë që ata të jenë të pranishëm në seancën e nesërme ku do të diskutohet për dosjen e Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Ata kërkojnë prezencën e deputetëve: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti e Oerd Bylykbashi.

petrit vasili oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj