LIVE UPDATES
Politike

"Standard i dyfishtë dhe drejtësi e kapur," Vangjeli: Rasti i Thethit dhe Durrësit tregojnë fytyrën e vërtetë të Ramës!

Vangjeli më tej theksoi se Rama ka standarte të dyfishta ndërsa mori shembull qytetin e Durrësit. Ajo theksoi se një hotel në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës vijon aktivitetin pa u shqetësuar.

26 Korrik 2025, 11:13 Nga N.F
"Standard i dyfishtë dhe drejtësi e kapur," Vangjeli: Rasti
Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me prishjen e subjekteve në Theth. Vangjeli gjatë fjalës së saj u shpreh se PD dënon veprimet e padrejta të kryeministrit Edi Rama. Sipas saj Rama u bëri premtime publike banorëve në Theth për legalizimet e më pas u shkatërroi pronat. 

Vangjeli më tej theksoi se Rama ka standarte të dyfishta ndërsa mori shembull qytetin e Durrësit. Ajo theksoi se një hotel në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës vijon aktivitetin pa u shqetësuar. Sipas saj IKMT apo organet e drejtësisë nuk marrin asnjë masë ndaj këtij hoteli i cili pothuajse brenda në det. 

"Partia Demokratike dënon me forcë veprimet  arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private.

Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë. Por për të kuptuar më mirë këtë akt të pastër hipokrizie, mjafton të zhvendosemi për pak në Durrës, diku në plazhin e Currilave.

Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit  dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës. Pronari  i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, biznesi i familjes së tij lulëzon në mes të Durrësit, pa asnjë shqetësim nga IKMT apo organet e drejtësisë edhe pse ndërtimi është futur pothuaj brenda në det. Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet.

Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht ndërtimet sidomos së fundmi lejet në këmbim të votave në zona si Spitallë, Porto Romano, Kënetë, Shën Vlash e të tjera në Durrës, por këto raste nuk janë objekt hetimi për SPAK, IKMT apo asnjë institucion tjetër.

Kjo sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, ligji aplikohet vetëm kundër qytetarëve që nuk i shërbejnë interesave të tij. Sepse Edi Rama shfaqet se është vet ligji, është IKMT, është policia, është prokuroria është SPAK-u është drejtësia, është media, është ekzekutivi.

As nuk mban ndonjë keqardhje as shfaq ndonjë interes për ata qytetarë që kanë investuar jetën e tyre në projekte si ato në Theth, që i kanë ndërtuar me borxhe dhe përkushtim, duke besuar në premtimet e tij boshe.

Në fakt për ne asnjë habi… të gjitha këto i ka paralajmëruar prej kohësh lideri i opozitës professor Doktor Sali Berisha. Koncepti i Ramës nuk është ai në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e kundërta. Kjo është arsyeja pse IKMT nuk shkon në Currilat e Durrësit, ku zaptohen pa frikë plazhet," tha ajo.

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj